Lidhje

Franca përballë paqartësive mbi formimin e qeverisë së re


French newly-elected Member of Parliament (MP) for La France Insoumise (LFI) from the leftist coalition "Nouveau Front Populaire" (New Popular Front - NFP) Raphael Arnault (C) and colleagues arrive to the France's National Assembly in Paris on July 9, 202
French newly-elected Member of Parliament (MP) for La France Insoumise (LFI) from the leftist coalition "Nouveau Front Populaire" (New Popular Front - NFP) Raphael Arnault (C) and colleagues arrive to the France's National Assembly in Paris on July 9, 202

Në Francë kanë nisur bisedimet për të gjetur një zgjidhje politike, pas rezultateve befasuese të zgjedhjeve të parakohshme të së dielës, të cilat i fitoi e majta. Por, rezultatet e zgjedhjeve e kanë lënë vendin pa një shumicë të qartë politike apon jë rrugë të qartë të formimit të një qeverie, vetëm tre javë para fillimit të lojërave olimpike të Parisit.

Franca përballë paqartësive mbi formimin e qeverisë së re
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

Ky nuk ishte rezultati që prisnin shumica e francezëve. Në vend të një fitoreje të partive të ekstremit të djathtë, koalicioni i majtë Fronti të Ri Popullor siguroi më shumë vende në Asamblenë Kombëtare, duke i dhënë një goditje koalicionit të së djathtës ekstreme Bashkimi Kombëtar, i cili ka bërë fushatë kundër emigrantëve. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Bashkimi Kombëtar ishte në vendin e parë, por në balotazh ai doli në vend të tretë, pas koalicionit të partive të qendrës, të udhëhequr nga Presidenti Emmanuel Macron, që doli më mirë se sa pritej, por megjithatë humbi pothuajse 100 vende dhe shumicën në dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare të Francës.

Kryeministri Gabriel Attal vazhdon të jetë në detyrë, ndërsa presidenti po shqyrton hapat e ardhshëm për formimin e qeverisë së re.

Sipas analistëve, i ashtuquajturi "Fronti Republikan" i përbërë nga partitë kryesore arriti të frenonte fitoren e të djathtës ekstreme.

“Unë mendoj se skenari më i mundshëm tani është arritja e një marrëveshjeje mes Frontit Popullor dhe koalicionit që mbështet zotin Macron, për të formuar qeverinë e re”, thotë Gesine Weber nga Fondi Gjerman Marshall.

Pas animit nga qendra e djathtë, presidenti francez dhe aleanca e tij tani mund t’u duhet të anojnë majtas. Zotit Macron mund t’i duhet të qeverisë me opozitën politike, një gjë që ai nuk e ka bërë në shtatë vitet e tij në pushtet.

Analistët si zonja Weber thonë se zoti Macron ka të ngjarë të mbajë kontrollin e politikës së jashtme, të përqendruar në mbështetjen për Ukrainën, Bashkimin Evropian dhe aleancën transatlantike.

Por një aleancë e mundshme me të majtën mund të frenojë axhendën e brendshme të zotit Macron, duke përfshirë ligjin e debatueshëm për pensionet dhe reforma të tjera.

Ndasitë politike të Francës shihen qartë në periferi të Parisit, ku në votimet e së dielës një kandidatë i së majtës ekstreme u përballë me një kandidat të së djathtës ekstreme.

“Unë votova për të majtën, sepse besoj në vlerat e tyre”, tha për Zërin e Amerikës votuesja Louise Ragu.

Edhe Yanina Kerkini, prindërit e së cilës janë emigrantë algjerianë, është e shqetësuar nga politikat e të djathtës ekstreme.

“Njerëzit po thonë më shumë nga ato që vërtet besojnë. Ata nuk po marrin parasysh historinë. Kjo është e rëndë”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

Bashkimi Kombëtar ndonëse humbi, megjithatë fitoi dhjetëra mandate të reja legjislative dhe mbetet një nga forcat politike kryesore përpara zgjedhjeve presidenciale të 2027-ës në Francë.

XS
SM
MD
LG