Lidhje

Kosova i shkruan Këshillit të Evropës se po përgatit projekt statut për Asociacionin


Qeveria e Kosovës tha se është duke përgatitur një projekt statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në një përpjekje të orëve të fundit për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës, proces i kushtëzuar më hedhjen e hapave drejt themelimit të këtij mekanizmi.

Kosova i shkruan Këshillit të Evropës se po përgatit projekt statut për Asociacionin
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:42 0:00

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla shkroi në rrjetet sociale se i ka nisur një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila “përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”.

Në letër thuhet mes tjerash se projekt statuti i frymëzuar në bazë të një propozimi të hartuar nga Fondacioni gjerman Friedrich-Ebert ne janar të vitit 2023, do t'i dërgohet për interpretim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës deri në fund të muajit maj.

Ministrja Gërvalla shkroi se “pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë një hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushjen e zotimeve tona, kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t'iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte”.

Në muajin prill Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm. Por, përfshirja e saj në rendin e ditës së takimit të Këshillit të Ministrave që mbahet sot dhe nesër u pamundësua, meqë Kosova refuzoi të hedh hapa drejt themelimit të Asociacionit.

Ndonëse në raportin e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës thuhet se themelimi i Asociacionit duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën, vendet e "Quint-it", siç njihet pesëshja kryesore perëndimore e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, e kanë parë çështjen e këtij anëtarësimi si një mundësi për të ushtruar trysni mbi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj çështjeje.

Ambasada gjermane në Prishtinë ritheksoi të enjten pritjet që Kosova të ndërmarrë hapa konkret për themelimin e Asociacionit në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Këshillin e Ministrave dhe se dorëzimi i projekt-statutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së këtij Këshilli do të ishte një hap i tillë. Kjo ende nuk ka ndodhur, thuhet në një përgjigje te ambasadës gjermane.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan Kosovës dhe Serbisë një projekt statut të Asociacionit. Udhëheqësit e të dyja vendeve i thanë po në parim dokumentit, por gjërat nuk kanë lëvizur nga vendi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha javën e kaluar se qeveria e tij nuk e pranon kushtëzimin me themelimin e Asociacionit, duke e cilësuar “absurd” një kushtëzim të tillë.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha në një deklaratë me shkrim se letra drejtuar Këshillit të Evropës nuk është këshilluar dhe as dakorduar me presidenten Osmani. Në deklaratë thuhet se “presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të bashkërenduara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë”, thuhet në deklaratë. Ministrja e Jashtme tha më herët që letra është dërguar në bashkërendim të të gjitha institucioneve.

Partitë opozitare e cilësuan të gabuar dhe të vonuar veprimin e qeverisë. Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se është ditur që mbledhja e Këshillit të Ministrave mbahet me 16 dhe 17 maj dhe nuk është dashur të lihen gjerat për minutën e fundit.

Prandaj mendoj se është veprim politikisht i gabuar, taktikisht i gabuar dhe humbje për Kosovën sepse Kosova tashmë e ka humbur mundësinë që në këtë mbledhje të merret vendim pozitiv për anëtarësimin e saj”, tha ai.

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e cilësoi letrën e qeverisë të pakuptimtë.

Ndërsa të gjitha këto manovra që po i bën qeveria dhe këto veprime populiste janë për hir të elektoratit që e ka votuar. Të gjitha këto veprime po i shkaktojnë dëm Kosovës”, tha ajo.

Dritëro Arifi, profesor i integrimeve evropiane, tha se veprimi i qeverisë duhej të kishte ndodhur shumë më herët.

Dritëro Arifi
Dritëro Arifi

Në shikim të parë, nëse e shohim se si mendon një perëndimor pra nga këndvështrimi i Komitetit të ministrave, është tepër vonë dhe tepër joserioze dhe është një farë lloj tallje. Sepse nëse paska pasur zotim serioz qeveria, ka mundur ta bëjë draft statutin dhe ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese dhe që me datën 16 dhe 17 të jemi në agjendë. Momenti i fundit për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese ka qenë 14 apo 15 maji që në një farë mënyre sot ndoshta do të ishte e mundur të futemi në agjendë, por nuk po besoj që vendet sidomos të Evropës janë me nivel kaq joserioz. Nëse e përkthejmë ndryshe është një çakordim skandaloz instrumental i politikës së Kosovës dhe që po vërehet nga raportimet e fundit që edhe presidenca në një farë mënyre është distancuar”, tha zoti Arifi.

Zyrtarë të qeverisë megjithatë presin që oferta e saj të shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave, me shpresën që anëtarësimi i Kosovës të shqyrtohet në një mbledhje të jashtëzakonshme më vonë gjatë këtij viti.

Kreshnik Ahmeti
Kreshnik Ahmeti

Në rast se nuk ka gatishmëri politike dhe vullnet që të ndryshohet agjenda në këtë periudhë që ka mbetur për nesër, sigurisht që ministreali nesër mund ta vendosë një datë të radhës se kur do të mund të bëhej kjo gjë dhe të përfundohet. Kjo do të ishe një shenjë e qartë e ecjes përpara në mënyrë që të ecim edhe ne me propozimin tonë”, tha zëvendësministri i Jashtëm Kreshnik Ahmeti.

Mbledhjet e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave janë të rralla dhe për të fundit herë një e tillë ka ndodhur pas agresionit rus në Ukrainë, për ta përjashtuar Rusinë nga Këshilli i Evropës.

XS
SM
MD
LG