Lidhje

Izraeli mohon akuzat për hapjen e zjarrit në një pikë për shpërndarje ndihmash në Gazën Veriore


Palestinezët ecin mes rrënojave nga bombardimet izraelite në zonën e Hamadit (14 mars 2024)
Palestinezët ecin mes rrënojave nga bombardimet izraelite në zonën e Hamadit (14 mars 2024)

Ushtria izraelite tha të premten se palestinezë të armatosur hapën zjarr ndërsa turma njerëzish po prisnin në radhë pranë një pike për shpërndarjen e ndihmave në Gazën veriore të shkatërruar nga lufta dhe mohoi se ishin forcat izraelite që goditën.

21 vetë humbën jetën dhe 155 të tjerë u plagosën.

Disa nga pjesëtarët e turmës pranë pikës së ndihmave, u goditën nga kamionët, tha ushtria izraelite duke shtuar se forcat e saj po ruanin një autokolonë prej 31 kamionësh me ndihma kur shpërtheu dhuna të enjten vonë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi kishte akuzuar forcat izraelite duke thënë se ato hapën zjarr, duke vrarë 21 vetë dhe plagosur 155 të tjerë.

Anija "Open Arms" duke afruar pakot e ndihmave pranë bregut të Gazës (15 mars 2024)
Anija "Open Arms" duke afruar pakot e ndihmave pranë bregut të Gazës (15 mars 2024)

Ndërkohë, një anije ndihmash me rreth 200 tonë ushqime iu afrua brigjeve të Gazës të premten në mëngjes, ku shkoi përmes korridorit të ri detare nga Qipro, që u krijua për të ndihmuar në zbutjen e krizës humanitare në enklavë.

Anija që menaxhohet nga grupi spanjoll i ndihmave Open Arms, u nis nga Qipro të martën duke transportuar një maune të ngarkuar me ushqime të dërguara nga World Central Kitchen, shoqata bamirëse e themeluar nga kuzhinieri i famshëm José Andrés.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë presion për dërgimin e më shumë ndihmave në Gaza, i shqetësuar nga kriza humanitare në rritje dhe nga kufizimet e Izraelit që kanë penguar hyrjen e më shumë ndihmave nga toka.

XS
SM
MD
LG