Lidhje

SHBA, Kina bien dakord të mbajnë hapur linjat e komunikimit


Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, mbajti bisedime konstruktive me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi gjatë takimeve në Bangkok, ku ata ranë dakord të vazhdojnë komunikimin e hapur dhe menaxhimin në mënyrë të përgjegjshme të konkurrencës mes dy vendeve, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën.

“Zoti Sullivan theksoi se megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në konkurrencë, të dyja vendet duhet të parandalojnë kalimin në konflikt apo konfrontim”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Ndërkohë në një deklaratë të ministrisë së jashtme të Kinës, thuhet se ministri Wang i tha zotit Sullivan se Uashingtoni duhet t’i qëndrojë angazhimit për të mos mbështetur pavarësinë e Tajvanit.

Ai tha se zgjedhjet e fundit në Tajvan nuk e ndryshojnë faktin që ishulli është pjesë e Kinës.

Shtetet e Bashkuara janë aleati dhe furnizuesi më i madh i armëve për Tajvanin, por e pranon politikën e "një Kine" dhe qëndrimin e Pekinit se Tajvani është pjesë e saj.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë për takimin e kësaj jave, zoti Sullivan theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit.

XS
SM
MD
LG