Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se nuk është e gatshme për takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, pa u sanksionuar fillimisht Serbia për sulmin e 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës.
“Nuk ka arsye për tu takuar para se të vendosen sanksione kundër (Aleksandar) Vucic-it, sanksionet fillimisht e më pas mund të diskutojmë për të tjerat”, tha presidentja Osmani.
Ajo i bëri këto komente para fillimit të takimit të Komunitetit Politik Evropian i cili në Granada të Spanjës.
“Jam këtu për të kërkuar mbështetjen e partnerëve dhe miqve evropian për ta sanksionuar Serbinë në mënyrë që ajo të mos nxitet për të kryer akte të tilla agresioni kundër Kosovës dhe vendeve të tjera fqinje sërish”, tha presidentja Osmani.
Ajo shfaqi shpresën se Spanja do t'u bashkohej vendeve të tjera evropiane në miratimin e masave kundër Serbisë. Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës arritën një shkallë të pashmebullt që nga pavarësia e Kosovës që nga 24 shtatori, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një ofier policie. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon.
Kosova akuzon Serbinë për organizimin e këtij sulmi që është cilësuar si terrorist nga institucionet vendase si dhe Bashkimi Evrppian, por Beogradi i ka mohuar lidhjet me ngjarjet e 24 shtatorit të cilat i mori përsipër Milan Radoiçiç, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se Komuniteti Politik Evropian duhet të shfrytëzohet si platformë për të zgjidhur situatat si ato në Kaukaz apo ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Konfliktet si nuk janë problem vetëm për ata që janë të përfshirë por edhe për rajonin dhe kontinentin”.
NATO-ja tha javën e kaluar se do të shtojë praninë e trupave paqeruajtëse në Kosovë.
Udhëheqësit e 47 vendeve evropiane u mblodhën në për të theksuar mbështetjen ndaj Ukrainës në një periudhë kur vendosmëria perëndimore duket më e zbehtë.
Përgjatë takimit pritet diskutimi i situatës në rajonin e Nagorno-Karabakhut dhe tensionet Kosovë – Serbi.