Lidhje

Uashingtoni, bota vëzhgojnë situatën në Niger, ndërsa udhëheqësit ushtarak nuk tërhiqen


Uashingtoni po vëzhgon nga afër krerët e grushtit të shtetit në Niger pasi ata refuzuan afatin e së dielës për të rikthyer në pushtet presidentin e rrëzuar dhe, pasi fuqitë rajonale nuk vepruan, megjithëse kishin paralajmëruar të ndërhynin ushtarakisht. Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë ndihmën për vendin e varfër të Afrikës Perëndimore.

Bota vëzhgon situatën në Niger, ndërsa udhëheqësit ushtarak nuk tërhiqen
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:52 0:00

Në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, mbështetësit e grushtit të shtetit ushtarak vazhduan të shfaqin përkrahjen në rrugë, duke sfiduar paralajmërimet për ndërhyrje ushtarake nga udhëheqësit rajonalë. Udhëheqësit e juntës vazhdojnë ta mbajnë presidentin peng për më shumë se një javë, pasi ata morën pushtetin.

“Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Vendit paralajmëron Bashkimin Afrikan Perëndimor ECOWAS dhe fuqitë e huaja kundër çdo ndërhyrjeje në punët e brendshme të Nigerit. Kjo aventurë ushtarake do të ketë pasoja katastrofike për sigurinë e rajonit tonë, stabilitetin e tij dhe unitetin e komunitetit tonë”, thotë Kolonel Major Amadou Abdramane, zëdhënësi i autorëve të grushtit të shtetit.

Për të treguar mbështetjen e tyre pro juntës ushtarake, protestuesit therën të dielën një gjel, i lyer me ngjyrat kombëtare të Francës. Nigeri ka qënë koloni e Francës.

Afati i së dielës për të kthyer presidentin Mohamed Bazoum në pushtet përfundoi pa u respektuar. Ai arriti të publikonte një opinion për gazetën amerikane ‘Washington Post’, në të cilin tha se grushti i shtetit, i udhëhequr nga kreu i gardës së tij presidenciale, “nuk ka asnjë arsyetim”.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore, ose ECOWAS, kërcënoi se do të përdorte forcën, nëse presidenti Bazoum nuk lirohej. Kjo organizatë do të mbajë të enjten një takim urgjent të nivelit të lartë.

Nigeri është partner kyç i sigurisë së SHBA-së në rajonin e paqëndrueshëm të Sahelit, rajonit afrikan që shtrihet përgjatë bregut jugor të shkretëtirës së Saharasë, nga Atlantiku deri në Detin e Kuq.

Të hënën, Pentagoni tha se nuk kishte “asnjë ndryshim” sa i përket qindra trupave amerikane atje dhe nuk kishte plane për t'i evakuuar ata.

Nigeri, një nga vendet më të varfra në botë, ka shkallën më të lartë të lindshmërisë në Afrikë dhe varet shumë nga ndihmat e huaja.

Të hënën, zëdhënësi i Departamenti i Shtetit njoftoi pezullimin e ndihmave.

“Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme. Nuk kam një shifër sepse ne nuk e kemi ndërprerë, por e kemi ndaluar përkohësisht. Nëse udhëheqësit e juntës do të largoheshin dhe do të rivendosnin rendin kushtetues nesër, vendimi do të tërhiqet dhe sistemet e sigurisë do të rivendoseshin. Por siç e kemi bërë të qartë, bëhet fjalë për qindra miliona dollarë”, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Por krerët e juntës kanë njëfarë mbështetjeje, thonë analistët, pasi homologët e tyre në Burkina Faso, Mali dhe Guinea kanë dalë në anën e tyre dhe kanë mbajtur takime me grupin në Niamey.

“Ata kanë frikë se komuniteti ekonomik rajonal do të ndërhyjë dhe rivendosë demokracinë, ndonëse ky nuk është misioni i ECOWAS-it. Mendoj se kjo tregon se sa të frikësuar janë ata që një ndërhyrje e mbështetur në vlera për ruajtjen dhe mbështetjen e procesit demokratik dhe qeverisjen e përgjegjshme, është diçka që ata nuk e mirëpresin”, thotë Alex Vines i cili e ka studiuar Afrikën për dekada të tëra si udhëheqës i programit për këtë kontinent tek organizata Chatham House”.

Por, çfarë mund të bëjë bota me këtë rajon të mbushur me atmosferë anti-perëndimore?

“Çdo veprim i partnerëve ndërkombëtarë nga Franca apo Shtetet e Bashkuara mund të keqinterpretohet. Unë mendoj se është veprim i matur që Pentagoni t'i mbajë forcat atje dhe të vëzhgojë ndërsa ndërmjetësimi, veprimet politike dhe ndoshta planifikimi i ndërhyrjes ushtarake, vazhdojnë”, thotë z. Vines.

Ndërkohë, në Niamey, banorët kanë grumbulluar ushqime dhe furnizime për atë që mund të jetë një javë e tensionuar para tyre.

XS
SM
MD
LG