Lidhje

Siri, sulmi ajror amerikan eleminon një udhëheqës terrorist


Një sulm ajror amerikan, në Sirinë lindore, ka vrarë një udhëheqës të Shtetit Islamik, tha të dielën Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.

Një deklaratë e publikuar nga CENTCOM thotë se, sulmi ajror që eleminoi terroristin Usamah al-Muhajir u krye të premten e kaluar.

“Ne e kemi bërë të qartë se mbetemi të përkushtuar ndaj eleminimit të ISIS në të gjithë rajonin”, tha Gjenerali Michael "Erik" Kurilla, shef i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara. “ISIS mbetet kërcënim, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë”.

Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë operacionet në bashkëpunim me forcat partnere në Irak dhe Siri kundër organizatës terroriste të njohur si “Shteti Islamik”, për ta shkatërruar tërësisht atë.

XS
SM
MD
LG