Lidhje

Ylli i futbollit brazilian, Neymar gjobitet mbi 3 milionë dollarë për shkelje mjedisore


 Neymar
Neymar

Autoritetet braziliane thanë të hënën se ylli i futbollit Neymar u gjobit me 3.33 milionë dollarë për shkelje të rregullave mjedisore gjatë ndërtimit të rezidencës së tij bregdetare në Brazilin juglindor.

Projekti luksoz shkeli rregullat në lidhje me përdorimin dhe lëvizjen e burimeve të ujërave të ëmbla, shkëmbinjve dhe rërës, thanë fillimisht autoritetet lokale në fund të muajit të kaluar, çka u konfirmua të hënën.

Një zëdhënës për futbollistin Neymar refuzoi të komentonte mbi këtë çështje. Rezidenca në fjalë ndodhet në qytetin Mangaratiba në bregun jugor të shtetit Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Organi mjedisor i qytetit Mangaratiba tha përmes një deklarate të hënën se ishin bërë shkelje mjedisore “në ndërtimin e një liqeni artificial në rezidencë”.

Përveç gjobës, çështja do të hetohet edhe nga prokuroria e përgjithshme rajonale, policia dhe zyra e mbrojtjes së mjedisit, mes organeve të tjera të kontrollit mjedisor.

XS
SM
MD
LG