Lidhje

Putini shpreh besimin ndaj operacioneve në Ukrainë në intervistën e regjistruar përpara revoltës


Televizioni shtetëror rus transmetoi të dielën një intervistë me Presidentin Vladimir Putin të zhvilluar përpara kryengritjes së armatosur nga grupi mercenar Wagner, ku ai shpreh besimin ndaj planeve për Ukrainën.

“Ndihemi të sigurt dhe natyrisht jemi në gjendje t’i zbatojmë të gjitha planet dhe detyrat që kemi përpara. Kjo vlen edhe për mbrojtjen e vendit, operacionin special ushtarak dhe ekonominë në tërësi”, shprehet udhëheqësi rus.

Intervista me korrespondentin e Kremlinit Pavel Zarubin u transmetua në televizionin shtetëror Rossiya. Gazetari rus tha se intervista ishte realizuar pas një takimi me maturantët e një shkolle ushtarake, një ngjarje që ka të ngjarë të jetë zhvilluar të mërkurën.

Kronika televizive nuk përmendi revoltën e së shtunës ku mercenarët e grupit Wagner morën kontrollin e një qyteti përpara se të marshonin drejt Moskës.

Gjatë një fjalimi televiziv drejtuar vendit të shtunën, përpara se mercenarët të tërhiqeshin, Presidenti Putin tha se rebelimi rrezikon egzistencën e Rusisë.

Gjatë konferencës ditore për shtypin të dielën, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk përmendi asgjë në lidhje me mercenarët e grupit Wagner dhe udhëheqësin e tyre, Yevgeny Prigozhin.

I pyetur gjatë intervistës se sa kohë i kushton asaj që Rusia e quan operacion special ushtarak në Ukrainë, Presidenti Putin tha se kjo kishte përparësi, “çdo ditë fillon dhe mbaron me këtë çështje”, u shpreh

XS
SM
MD
LG