Lidhje

Ankaraja mund të marrë avionët F-16, por marrëdhënia SHBA-Turqi vazhdon e nderë


Duke synuar mbështetjen për kërkesën e Suedisë për anëtarësimin në NATO, Presidenti Joe Biden sinjalizoi për një përqasje më praktike në marrëdhënien me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, udhëheqësi i saporizgjedhur i Turqisë ka qenë ndër rastet më të komplikuara në aleancën ushtarake të Atlantikut të Veriut.

Ankaraja mund të marrë avionët F-16, por marrëdhënia SHBA-Turqi vazhdon e nderë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:01 0:00

Mijëra mbështetës të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan festuan fitoren e tij. Udhëheqësit botërorë i telefonuan për ta uruar. Ndër ta edhe Presidenti Joe Biden.

“Vazhdon të ketë dëshirën që të arrijmë diçka për avionët F-16. I thashë se kërkojmë arritjen e një marrëveshjeje me Suedinë. Pra, do ta realizojmë këtë”, tha Presidenti Biden.

Është hera e parë që presidenti amerikan i lidhi dy çështjet me njëra-tjetrën. Ankaraja ka kërkuar prej kohësh që të blejë avionë amerikanë F-16, por Kongresi e ka bllokuar këtë proces.

Zyrtarët amerikanë kanë refuzuar sugjerimet për shkëmbime favoresh.

“Nuk është parakusht. Presidenti Biden ka qenë i qartë prej kohësh se mbështet shitjen e avionëve F-16”, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Në përgjigje të sulmit të Rusisë në Ukrainë, Finlanda dhe Suedia paraqitën në maj 2022 kërkesën për anëtarësim në NATO.

Anëtarësimi në NATO duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare. Finlanda u bë anëtare e NATO-s në prill, por aplikimi i Suedisë ka mbetur pezull, për shkak se Ankaraja beson se Stokholmi strehon “terroristë”, siç i quan Turqia militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të cilën e ka shpallur të paligjshme.

Zyrtarët shpresojnë që anëtarësimi i Suedisë të konfirmohet gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s që do të mbahet në korrik.

“Do të shohim situata disi dramatike pak përpara takimit të Vilniusit. Në fund ekziston mundësia që të zgjidhet mbrëmjen e takimit”, thotë Asli Aydintasbas, nga Instituti Brookings.

Edhe pa çështjen e avionëve luftarakë, marrëdhëniet SHBA-Turqi do të vazhdojnë të jenë të komplikuara dhe të natyrës praktike.

“Nuk janë kurrë 100% në anën tonë. Shpresojmë që mos të na largohen mbi 50%, por varet shumë nga marrëdhënia Biden-Erdogan. Ka qenë e ngrirë; telefonata është një hap i parë i mirë”, thotë ambasadori James Jeffrey, nga Qendra Wilson.

Zoti Erdogan ka kritikuar sulmin e Rusisë në Ukrainë, por ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, ndërsa ka zgjeruar marrëdhëniet tregtare me Moskën.

XS
SM
MD
LG