Lidhje

Borrell: Kosova të pezullojë operacionet policore në komunat veriore - protestuesit e dhunshëm të largohen


Belgium Kosovo Serbia
Belgium Kosovo Serbia

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të martën se është vënë në përpjekje për të organizuar një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës.

Ai i bëri këto komente një ditë pas trazirave të dhunshme në veriun e Kosovës ku grupe protetsuesish serbë u përplasën me trupat e NATO-s, duke lënë pas vetes 30 ushtarë të plagosur.

Aktet e dhunshme, ndaj qytetarëve, medieve, policisë dhe trupave të KFOR-it janë absolutisht të papranueshme dhe krijojnë një situatë shumë të rrezikshme”, tha zoti Borrel duke nënvizuar e Bashkimi Evropian qëndron fuqishëm në mbështetje të KFOR-it në përmbushjen e mandatit të tij në interes të paqes dhe qëndrueshmërisë në Kosovë.

Ai tha se ka biseduar më kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe u ka kërkuar të dyja palëve që urgjentisht të marrin masa për uljen e menjëhershme dhe pa kushte të tensioneve. Çdo hap i njëanshëm duhet të shmanget dhe qetësia duhet të rivendoset, tha ai.

Si hap i parë, pres nga autoritetet e Kosovës të pezullojnë operacionin policor në ndërtesat e komunave në veriun e Kosovës dhe protestuesit e dhunshëm të tërhiqen”, tha zoti Borrell.

Bashkimi Evropian, tha ai, pret nga palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në bisedimet e lehtësuara nga blloku për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri, që garanton siguri për të gjithë qytetarët dhe për t’i hapur rrugën zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Jam duke punuar për organizimin e një takimi emergjent të nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut”, tha zoti Borrell.

Ai tha se vendet anëtare të BE-së janë informuar për zhvillimet dhe po diskutojnë masat e mundshme nëse palët refuzojnë të ndërmarrin hapa drejt shtensionimit. Palët, tha ai, pritet të ndihmojnë bashkëpunimin e frytshëm rajonal dhe sigurinë në Evropë dhe të tejkalojnë trashëgimitë e së kaluarës.

Ka pasur tepër dhunë, kemi mjaft dhunë tashmë në Evropë sot dhe nuk mund të përballojmë një konflikt tjetër. Shpresoj që zëri im të dëgjohet dhe njerëzit të sillen në pajtim më kërkesat”, tha zoti Borrell.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shtuar përpjekjet për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë, ndërsa vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG