Sulmet ajrore tronditën Kartumin të shtunën, ndërsa Sudani hyri në javën e tretë të luftimeve midis forcave ushtarake rivale, pavarësisht armëpushimit, duke nxitur largimin e më shumë civilëve dhe shtimin e paralajmërimeve për gjendje të paqendrueshme nëse lufta nuk ndalet.
Deri të shtunën në mbrëmje, përleshje të rënda mund të dëgjoheshin pranë qendrës së qytetit Kartum, afër godimës qendrore të ushtrisë dhe pallatit presidencial.
Në një nga përpjekjet e fundit të qeverive të huaja për të evakuuar qytetarët e tyre dhe të tjerë, një autokolonë e organizuar nga qeveria e SHBA mbërriti në qytetin Port të Sudanit të shtunën, duke evakuuar qytetarë amerikanë, stafin lokal dhe të tjerë, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.
Ai nuk tha se sa amerikanë kanë mbetur ende në Sudan.
Një i dërguar i OKB-së dha një sinjal shprese për përfundimin e luftimeve, duke thënë se palët ndërluftuese që deri më tani nuk kanë treguar asnjë shenjë kompromisi tani janë më të hapura për negociata, megjithëse nuk ishte caktuar asnjë datë.
Qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga 15 prilli, kur shpërtheu komflikti mes ushtrisë së Sudanit dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë pas një lufte të gjatë për pushtet.
Të premten, kreu i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan tha se ai nuk do të ulej kurrë për bisedime me udhëheqësin "rebel" të RSF-së, duke iu referuar gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur gjithashtu si Hemedti.
Ky i fundit tha se do hynte në bisedime vetëm pasi ushtria të ndërpriste operacionet ushtarake.
Megjithatë, përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Sudan, Volker Perthes, i tha për agjencisë e lajmeve Reuters se së fundmi kishte ndjerë një ndryshim në qëndrimet e palëve dhe ato ishin më të hapura për negociata.
"Fjala 'negociatë' ose 'bisedime' nuk ishte pjesë e diskursit të tyre në javën e parë apo më tej", tha zoti Perthes.