Lidhje

Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj zotit Trump?


Zëri i Amerikës u drejtoi mikrofonin banorëve të qytetit të Nju Jorkut duke i pyetur se çfarë mendojnë lidhur me vendimin e prokurorit të Qarkut të Manhatanit për të ngritur akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump.

Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj zotit Trump?
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:26 0:00

Joshua është banor i qytetit të Nju Jorkut.

“Nuk di çfarë të them. Prangosja e një ish-presidenti është e rëndë”.

Një tjetër banore e Nju Jorkut, Carlonie, ka mendim tjetër.

“Përfundimisht gjë e mirë. Ndaj tij duhet të ishin ngritur padi për miliona gjëra. I erdhi koha. Duhet të kesh besim tek drejtësia e cila besoj se do të vihet në vend. Mund të ketë trazira, gjëra që ndodhin. Kemi një forcë të madhe policore dhe njerëz që na mbrojnë dhe jemi gati”, thotë Carolina.

Steve është vizitor nga Çikagoja.

“Mendoj se është akuzë pa kuptim. Amerika duhet të përqendrohet në gjëra më të rëndësishme se sa të ndjek një mi nëpër kuzhinë. Por në të vërtetë ai ka bërë gjëra shumë të rëndësishme për vendin. Ata po mundohen të gjejnë diçka, sepse ai gëzon mbështetje të madhe. Përfundimisht, mendoj se vendi ishte në gjendje të mirë kur ai ishte president”.

Christina dhe Flynn janë vizitore nga Kalifornia.

“Sinqerisht, mendoj se ka ardhur koha. Patjetër. Ai ka patur një sjellje kriminale për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund kjo po vërtetohet”.

Tom është banor i shtetit Kënektikat.

“Mendoj se ai është fajtor. Nuk është çështje e drejtpërdrejt. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur. Për shkak se dikush është i rëndësishëm, ka pushtet dhe famë, nuk do të thotë se je mbi ligjin”.

Nick është nga Kalifornia.

“Kjo nuk ndikon tek unë personalisht. Por ai nuk do të dënohet, sepse kështu anashkalon gjithçka. Ai do të nxjerrë në pah se sa budallenj janë ata”.

Por a kishte një proces të drejtë ndaj tij, pasi disa thonë të kundërtën.

Patjetër që nuk kishte. Aktualisht asgjë nuk është drejtë në Amerikë. Ata tani po mundohen të peshkojnë për çdo gjë që mund të kapin. Duken përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur diçka”, thotë Nick nga Kalifornia.

Oscar është banor i qytetit të Nju Jorkut.

“Kjo është ndoshta ajo që duan. Fushata e Trump-it e dëshiron këtë. Është marketing falas. Gjithë vëmendja është tek ai”.

Oscar thotë se ka votuar dy herë për zotin Trump.

“Njerëzve me të cilët kam folur nuk u intereson, përveç medias dhe atyre që e urrejnë atë për ndonjë arsye. Do të jetë një shfaqje teatrale për të. Foton e arrestimit ndoshta do ta shesë nëpër bluza dhe të grumbullojë fonde për fushatën”.

Choni është vizitore nga Spanja.

“Mendoj se nuk është mirë për vendin dhe demokracinë. Nuk e kisha menduar kurrë se presidenti amerikan do të vihej përballë kësaj situate. Askush nuk mund të jetë i kënaqur nga kjo situatë”.

James është banor i shtetit Kënektikat.

“Aktakuza tregon se jetojmë në një shoqëri civile dhe askush nuk është mbi ligjin. Shpresoj se nëse ka kryer krime, ai të mbahet përgjegjës”.

XS
SM
MD
LG