Lidhje

Ukrainë, vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse


UKRAINE-RUSSIA-CONFLICT-WAR-ENERGY
UKRAINE-RUSSIA-CONFLICT-WAR-ENERGY

Pas sulmeve të fundit ruse me dronë ndaj infrastrukturës energjetike, operatori ukrainas i energjisë Ukrenergo do të fillojë ndërprerjet emergjente të furnizimit me energji elektrike në zonën e Kievit. Dronët rusë kanë sulmuar vazhdimisht kryeqytetin e vendit dhe qytete të tjera të Ukrainës, shpesh duke vënë në shënjestër objektet kritike të energjisë dhe ujit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze vizitoi objektet kryesore që furnizojnë vendin me energji elektrike.

Ukrainë, vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

Bombardimi nga Rusia i infrastrukturës energjetike të Ukrainës në muajt e fundit ka lënë më shumë se 10 milionë ukrainas pa energji elektrike. Shumë prej tyre kanë mbetur pa ngrohje, apo ujë ndërsa dimri tashmë ka filluar.

Ky objekt energjetik në Ukrainën qendrore është goditur disa herë gjatë muajve të fundit.

Drejtori i Përgjithshëm i operatorit elektrik të Ukrainës, Ukrenergo, Volodymyr Kudrytskyi, tregon për Zërin e Amerikës gjendjen e njërit nga nënstacionet kritike të rrjetit elektrik të Ukrainës. Transformatori i nënstacionit, thelbësor për furnizimin me energji elektrike të miliona ukrainasve, u shkatërrua gjatë një sulmi të fundit rus.

“Rusia ka sulmuar tashmë me më shumë se 1000 raketa të rënda dhe dronë rrjetin elektrik të Ukrainës. Në shënjestër të sulmeve ishin kryesisht objektet e operatorit Ukrenergo, linjat e transmetimit, por edhe termocentralet. Kjo është një nga fushatat më të mëdha në histori kundër sistemit energjetik të një vendi. Askush nuk e ka përjetuar ndonjëherë atë që ne po përjetojmë tani”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Zoti Kudrytskyi thotë se Ukrenergo duhet fillojë ndërprerjet me orar të energjisë elektrike për të ruajtur ekuilibrin midis prodhimit dhe konsumit në sistem dhe kjo prek miliona ukrainas.

Sistemet energjetike ruse dhe ukrainase kanë qenë të lidhura. Zoti Kudrytskyi thotë se ekspertët rusë të energjisë po këshillojnë ushtrinë ruse se cilat pjesë të sistemit të sulmojnë për të shkaktuar më shumë vuajtje.

“Ata gjithashtu kanë zgjedhur kohën me temperatura të ulëta për t'u shkëputur nga rrjeti i furnizimit të ngrohjes me ujë, dhe për këtë arsye po shkatërrojnë këtë infrastrukturë kritike. Rrjeti elektrik është baza e infrastrukturës kritike, sepse pa të asgjë tjetër nuk funksionon”, thotë ai.

Shumica e energjisë elektrike të Ukrainës prodhohet nga centralet bërthamore. Ukraina ka 15 reaktorë në katër centrale bërthamore.

Një muaj më parë, pas një sulmi të madh rus, centrali bërthamor Rivne, që ndodhet 60 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, u detyrua të ndërpriste punën për shkak të dëmtimit të rëndë të sistemit energjetik të Ukrainës.

Rivne është centrali më i madh në Ukrainën perëndimore dhe e furnizon vendin me më shumë se 15,000 gigavat-orë energji elektrike në vit.

Drejtori i termocentralit bërthamor Rivne thotë se ata po punojnë me ushtrinë për të mbrojtur objektin. Megjithatë, ata kanë nevojë për më shumë ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar.

"Së pari, ne kemi nevojë për mbrojtjen e infrastrukturës kritike të energjisë", i tha Zërit të Amerikës Pavlo Kovtoniuk, drejtor i përgjithshëm i centralit bërthamor Rivne.

“Për shkak të sulmit me raketa, ne duhet t'i kushtojmë më shumë vëmendje sigurisë së stacionit tonë. Dhe komuniteti ndërkombëtar arriti të kuptojë se siguria bërthamore në Ukrainë është një problem për të gjithë botën, jo vetëm për Ukrainën”, shton kryeinxhinieri i stacionit, Vyacheslav Stoyanov.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, i kërkoi ndihmë Presidentit amerikan Joe Biden për mbrojtjen e rrjetit energjetik të vendit. Sulmet ruse me raketa dhe dronë kanë shkatërruar 50 për qind të rrjetit energjetik të Ukrainës. Infrastruktura energjetike e Ukrainës mbetet objektivi kryesor i sulmeve ruse.

XS
SM
MD
LG