Lidhje

Zgjedhjet komunale në veriun e Kosovës më 23 prill të vitit të ardhshëm


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të shtunën pasdite se zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e banuar me shumicë serbe janë shtyrë për datën 23 prill të vitit 2023.

Osmani shtyn zgjedhjet në veriun e Kosovës për në prill
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Ajo e shpalli vendimin pas një këshillimi me partitë politike, duke theksuar shtyrja ishte e nevojshme për të siguruar “pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit”.

Vendimi i mirëprit nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë e Italisë dhe zyra e Bashkimit Evropian.

“Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është thelbësore për bisedimet e lehtësuara nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një reagim të përbashkët të diplomatëve perëndimor.

Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Ndonëse Kosova dhe Serbia arritën një pajtim për targat më 23 nëntor, nuk pati ndonjë pajtim rreth kthimit të tyre në institucione, ndërsa procesi zgjedhor u bojkotua nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.

Afrimi datës për mbajtjen e tyre, u përshkua me tensione e incidente në zonë, ku të enjten në mbrëmje një polic i Kosovës u plagos me armë zjarri.

Pasditen e së shtunës grupe qytetarësh serbë bllokuan një rrugë në Rudarë të Zveçanit, rreth 50 kilometra në veri të Prishtinës, në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish pjesëtari të policisë së Kosovës në veri.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla shkroi se “i ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në veri të vendit me ç'rast ishin sulmuar zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, mohoi akuzat ndërsa tha se arrestimi i sotëm është “një hakmarrje e kryeministrit Albin Kurti” dhe përpjekje për frikësim të serbëve. Ai tha se për këtë ka njoftuar edhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

XS
SM
MD
LG