Lidhje

Dokumentar mbi luftën përmes dëshmive të të mbijetuarve të Mariupolit


"Mariupol. Shpresa e Pahumbur" është një dokumentar i ri për luftën në Ukrainë. Ai shfaqi premierën në SHBA në fillim të nëntorit. Dokumentari tregon luftën përmes syve të njerëzve të zakonshëm që arritën të mbijetojnë.

Dokumentari mbi luftën përmes syve të të mbijetuarve të Mariupolit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:13 0:00


Banorët e Mariupolit kujtojnë se si ishte fillimi i pushtimit rus, duke përshkruar me fjalët e tyre realitetin e luftës. Dokumentari i quajtur "Mariupol. Shpresa e Pahumbur u shfaq për herë të parë në SHBA në fillim të nëntorit në qytetin e Nju Jorkut.

Një person i paraqitur në dokumentar është mjekja dhe vullnetarja Gillian Zeldin, e cila punoi për tre muaj në qendrat e ndihmës së refugjatëve në kufirin Ukrainë-Poloni. Ajo gjithashtu u mësoi anëtarëve të ushtrisë ukrainase se si të ndihmonin të plagosurit në një operacion taktik.


“Thjesht nuk doja të qëndroja pa bërë asgjë. Dhe kështu shkova dhe gjeta një pikë ku pashë shumë pacientë. Kam punuar nën kujdesin e dy grupeve të mjekëve izraelitë që shërbenin atje”, thotë Dr. Gillian Zeldin.


Roman Gorodensky ndihmoi në mbrojtjen e Mariupolit. Ai humbi një krah dhe një këmbë në Mariupol dhe u kap rob nga rusët. Romani thotë se ai u torturua dhe u lirua në një shkëmbim të burgosurish. Tani ai po rehabilitohet në SHBA.

“Shpresoj që së shpejti të eci normalisht dhe që edhe krahu dhe këmba të punojnë normalisht. Më pas, mendoj se do t'i bashkohem sërish Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thotë Romani.


Dokumentari bazohet në shënimet e gazetares së Mariupolit Nadezhda Sukorukova dhe në ditarët e banorëve të Mariupolit që jetuan muajin e parë të pushtimit rus.


Dokumentari – i realizuar nga Organizata e Producentëve Ukrainas – nxjerr në pah të vërtetën mes gjithë dezinformatave ruse, thotë regjisori i filmit, Max Litvinov.


“Rusët u përpoqën të shtyjnë në Evropë idenë se kjo luftë është e drejtë dhe se ata kanë arsyet e tyre. Ne thjesht e dinim se duhej të tregonim të vërtetën që do të dilte kundër gjithë atyre gënjeshtrave”, thotë Max Litvinov, regjisori i dokumentarit.


Ukrainasit në dokumentar thanë se bota duhet ta dijë dhe ta mbajë mend atë që ndodhi në Mariupol.


“Ishte e rëndësishme për ne të lejonim civilët të dëgjoheshin – zërat e nënës sime dhe gjyshes sime dhe dhjetëra mijëra njerëzve që i mbijetuan kësaj lufte tragjike”.

Zyrtarët ukrainas thonë se filmi tregon gjithashtu prova të krimeve të luftës ruse.


“Jam i sigurt se ky dokumentar do të përdoret gjatë një gjyqi penal në Hagë. Unë do të bëj gjithçka për ta realizuar një gjë të tillë”, thotë kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boichenko.

“Thuaj të vërtetën e qytetit tim” – ky shënim i gazetares Nadezhda Sukorukova përfundon dokumentarin duke bashkuar shpresat e të mbijetuarve ukrainas.

XS
SM
MD
LG