Lidhje

Kosovë, pezullohet greva në sektorin publik


Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, njoftoi të shtunën për ndërprerjen e grevës në sektorin publik të vendit, e cila kishte nisur më 25 gusht të këtij viti.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj tha se greva është pezulluar, por nuk është përmbyllur.

Kosovë, pezullohet greva në sektorin publik
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:12 0:00

“Qeveria dhe opinioni le ta dijnë se greva nuk po mbyllet por po pezullohet deri në janar të vitit 2023, bazuar në vullnetin e deklaruar të antarësisë. Por më duhet të jem i sinqertë rezultatet e deklarimeve është parë se janë me diferencë jo shumë të madhe, pra pro pezullimit dhe kundër pezullimit”, tha ai.

Punonjësit e arsimit në Kosovë kishin hyrë në grevë me kërkesën për 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin e Ligjit te Pagave. Qeveria ka ofruar 50 euro shtesë në muaj për pjesën e mbetur të këtij viti, në kuadër të një pakoje për përballjen me inflacionin. Takimet ndërmjet palëve nuk siguruan rezultat në përafrimin e qëndrimeve rreth grevës e cila kishte lënë jashtë procesit mësimor mbi 320 mijë nxënës.

Zoti Jasharaj tha se pezullimi është bërë për të mos e dëmtuar më shumë procesin mësimor, por edhe për t’i dhënë kohë dialogut me qeverinë për realizimin e kërkesave të sindikatave.

“Nga Qeveria kërkojmë që të takohemi në dialog të sinqertë për të realizuar kërkesat legjitime të anëtarësisë. Uroj që Qeveria dhe Parlamenti ta mbajë fjalën për Ligjin e pagave, për ndryshimin e Ligjit të skemave pensionale, e sidomos për kriterin diskriminues për 15 vjet kontributdhënës para vitit 1990. Uroj që të punohet bashkërisht Ligji për sigurime shëndetësore, uroj që tri palët në këshillin ekonomik-social ta nënshkruajnë Marrëveshjen Kolektive, diçka që është bazament për të drejtat e sindikalistëve në Kosovë", tha ai.

Ekspertë të arsimit në vazhdimësi kanë tërhequr vërejtjen se një ditë e humbur e mësimit në Kosovë ka rol shumë më të madh se në vendet tjera për shkak të ngecjes në cilësi që e karakterizon ende sistemin arsimor të vendit.

XS
SM
MD
LG