Lidhje

Përpjekjet për rimëkëmbje në Izium pas çlirimit nga pushtimi 6 mujor rus


Volunteers search for bodies of people killed during Russia's attack in the town of Izium
Volunteers search for bodies of people killed during Russia's attack in the town of Izium

Banorët e qytetit ukrainas të Iziumit thonë se janë të vendosur të rindërtojnë jetën e tyre pas çlirimit nga pushtimi gjashtë mujor rus. Zyrtarët ukrainas thonë se 90 për qind e qytetit është shkatërruar nga rreth 500 sulme ajrore.

Muajt e pushtimit rus kanë lënë pasoja të rënda për qytetin ukrainas të Iziumit, i cili ndodhet në rajonin e Kharkivit.

Pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar. Ende mund të shihen shenjat e vdekjes, torturës dhe pikëllimit. Banorët e traumatizuar thonë se nuk mund ta besojnë se tmerri ka mbaruar.

Përpjekjet për rimëkëmbje në Izium pas çlirimit nga pushtimi 6 mujor rus
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Forcat ukrainase e çliruan qytetin më 10 shtator. Hetuesit thonë se gjetën varre masive dhe dhoma që janë përdorur për të torturuar njerëzit.

Popullsia e Iziumit ka rënë nga 50,000 para pushtimit rus në rreth 10,000 banorë, thonë zyrtarët.

Andrii është ndër ata që qëndruan në qytet. Ai strehoi mbi 60 persona në bodrumin e vendit të tij të punës. Andrii thotë se e njëjta ndërtesë e trashëgimisë kulturore, e ndërtuar në vitin 1840, shërbeu si strehë për banorët e Iziumit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ka patur bombardime të tmerrshme këtu. Mund ta shihni edhe vetë. Ne mezi mbijetuam. Ishte një gjendje e tmerrshme, shumë e frikshme dhe e rrezikshme”, thotë ai.

Andrii thotë se ushtarët rusë e zhveshën në oborrin e ndërtesës për ta kontrolluar për tatuazhe me simbole kombëtare ukrainase. Disa nga gratë e strehuara u arrestuan, sepse i quanin ushtarët rusë "orсs" në mesazhet që u dërgonin miqve të tyre, një referencë për luftëtarët monstruozë të përshkruar në romanet "Lord of the Rings" të autorit anglez J. R. R. Tolkien.

Më pas, në shtator, u shfaqën ushtarë të veshur me uniforma të ushtrisë ukrainase.

“Pas këtyre gjashtë muajve që ishim këtu nën pushtimin rus, ishte një ndjenjë e mirë të shihnim një uniformë të tillë ushtarake. Këta janë ushtarët tanë. U emocionova, isha i lumtur dhe mu mbushën sytë me lotë”, thotë ai.

Do të duhet shumë kohë për rimëkëmbjen e qytetit.

Sipas zyrtarëve ukrainas, Iziumi ishte nën pushtimin rus për gati gjashtë muaj. Që nga sulmi rus ndaj Ukrainës, qyteti ishte në shënjestër të pothuajse 500 sulmeve ajrore. Ai u sulmua nga ajri më shumë se çdo qytet tjetër në Ukrainë. 90 për qind e qytetit është shkatërruar. Autoritetet lokale thonë se mbi 1000 civilë mund të jenë vrarë. Banorët e qytetit ende nuk janë rimëkëmbur nga i gjithë tmerri që kanë përjetuar gjatë këtyre gjashtë muajve të pushtimit rus, por ata janë të vendosur t’i kthehen jetës normale në shtëpinë e tyre.

XS
SM
MD
LG