Lidhje

Zjarret në Kaliforni, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e tyre


North california fire
North california fire

Një zjarr i madh në një zonë rurale në Kaliforninë veriore shkatërroi rreth 100 shtëpi dhe ndërtesa të tjera, thanë zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve të shtunën. Të paktën dy persona u plagosën dhe mijëra njerëz të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë për shkak të përhapjes së shpejt të flakëve.

Zjarret në Kaliforni, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e tyre
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:43 0:00

Zjarri shpërtheu të premten pasdite në veri të qytetit Weed, i cili ka rreth 2600 banorë dhe ndodhet 402 kilometra në veri të San Franciskos. Flakët u përhapën në lagjen Lincoln Heights, ku një numër i konsiderueshëm shtëpish u dogjën dhe banorët u detyruan të largoheshin.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në Kaliforni, Rick Carhart tha 20 për qind e zjarrit tani është nën kontroll dhe e përshkroi situatën si "sfiduese".

“Kjo është një sfidë unike sepse zjarri është brenda qytetit, nuk është i ngjashëm me zjarret në pyje ose shkurre. Kështu që ky zjarr paraqet sfida dhe pengesa të ndryshme. Zjarri shpërtheu dhe u përhap shumë shpejt”, tha zoti Carhart.

Ai gjithashtu vuri në dukje se era mund të ketë nxitur përhapjen e shpejt të zjarrit në qytetin Weed.

“Shtatori dhe Tetori janë muajt më të rëndë për zjarret në këtë pjesë të shtetit sepse mungesa e reshjeve sjellë thatësirën, duke i bërë fushat më të pambrojtura nga zjarret. Banorë thonë se në qytetin Weed shpesh frynë era, që ka të ngjarë të ketë qenë një faktor i rëndësishëm në përhapjen e këtij zjarri”, thotë zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve në Kaliforni.

Zjarri shkaktoi plagosjen e dy personave, dëme të shumta materiale dhe largimin e mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre.

Kushtet e motit u përmirësuan gjatë natës, por një tjetër zjarr malor, që shpërtheu të premten në veriperëndim të qytetit Weed u rrit ndjeshëm. Nuk ka njoftime për të lënduar apo objekte të dëmtuara në atë zjarr. Shkaqet e të dy zjarreve janë duke u hetuar nga autoritetet.

XS
SM
MD
LG