Lidhje

Reciprociteti me Serbinë, temë debati në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kosovës


Reciprociteti me Serbinë, temë debati në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kosovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:54 0:00

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës do të mblidhet të dielën për të diskutuar procesin e zbatimit të vendimit për masën e reciprocitetit me Serbinë për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe përdorimin e targave të makinave.

Muajin e kaluar qeveria e Kosovës vendosi që nga 1 gushti qytetarët me dokumente të identifikimit të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, që hyjnë në Kosovë do pajisen me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e këtij dokumentit. Një masë e tillë zbatohet nga autoritetet serbe ndaj qytetarëve të Kosovës tash e 11 vjet.

Po ashtu nga një gushti deri më 30 shtator është afati brenda të cilit makinat me targa të lëshuara nga autoritetet serbe, duhet të zëvendësohen me targa të Kosovës, RKS.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Këshilli i Sigurisë do të do të diskutojë të dielën çështjet që mund të shfaqen përgjatë procesit të zbatimit të këtyre vendimeve...

E dimë që ka njerëz jashtë ligjit, ka kriminelë të llojeve e ngjyrave të ndryshme, të cilëve nuk u pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e të cilët dëshirojnë të sfidojnë shtetin e Kosovës, andaj kjo mbledhje është për të diskutuar se a janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë ashtu siç është menduar dhe planifikuar”, tha ai.

Beogradi kundërshton masat e tilla dhe akuzon Prishtinën për veprime kundër qytetarëve serbë të Kosovës.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti, publikoi edhe një video mesazh në gjuhën serbe në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës ta kuptojnë drejt vendimin e qeverisë për masat e reciprocitetit, i cili siç tha ai, është vetëm respektim i ligjit para të cilit të gjithë janë të barabartë.

Ai tha ndërkaq se në parim nuk i mbështet zgjidhjet e përkohshme, por nënvizoi se këto masa janë të nevojshme për trajtim të barabartë të qytetarëve.

Siç nuk kemi qenë për ato targat e përkohshme, nuk jemi as për këto lloj dokumentesh të përkohshme mirëpo përderisa ka një të tillë për qytetarin tonë kur shkon në Serbi, është e nevojshme që të ketë një të tillë edhe kur hyhet në Kosovë”, tha zoti Kurti.

Kryeministri Kurti i komentoi zhvillimet gjatë një konference të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, në aeroportin e Prishtinës pas kthimit nga vizita e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dy e vlerësuan këtë vizitë si shumë të rëndësishme për ruajtjen dhe thellimin e partneritetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG