Lidhje

Biden shpall nisma mjedisore për uljen e varësisë energjitike


Presidenti Joe Biden tha të enjten se plani i tij për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të rritur prodhimin e energjisë së pastër në të dy kontinentet amerikane, do të sjellë vende pune fitimprurëse për vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve. Nga ana tjetër, analistët thonë se Presidenti Biden përballet me shumë pengesa për vënien në zbatim të idesë.

Biden shpall nisma mjedisore për uljen e varësisë energjitike
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00


Shpyllëzimi dhe zjarret kontribuojnë tek sfidat klimatike me të cilat përballen vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve. Por përshtatja klimatike paraqet një mundësi, tha Presidenti Joe Biden në takimin e nivelit të lartë të vendeve të hemisferës perëndimore, ndërsa shpalosi një propozim për të ulur varësinë nga lëndët djegëse fosile.

“Kur dëgjoj të flitet për klimën, në mendje më vijnë vendet e mira të punës dhe pagat e larta që do të ndihmojnë kalimin tek një ekonomi e gjelbër e së ardhmes, që do të nxisë një rritje të qëndrueshme”.


Presidenti Biden mirëpriti në qytetin Los Anxhelos 23 kryetarë shtetesh në takimin e nivelit të lartë të dy kontinenteve amerikane, për të diskutuar tema të tilla si rritja e qëndrueshme ekonomike, migrimi, shëndeti dhe sfida të tjera rajonale.



Plani i presidentit amerikan për klimën synon të nxisë investimet në sektorin e energjisë së pastër. Nga ana tjetër, vëzhguesit thonë se është një rrugë e gjatë për zbatimin e këtyre ideve.


Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me analisten Luiza Duarte të Qendrës Wilson.

“Siç e dimë, në takime të tilla ka shumë njoftime dhe jo gjithmonë ka njoftime që tjetërsohen në politika konkrete dhe zhvillime konkrete për rajonin”.


Nismat mund të hasin në rezistencën e Presidentit Jair Bolsonaro të Brazilit, një skeptik i ndryshimeve klimatike, që thuhet se kërkoi një takim dypalësh me Presidentin Biden si parakusht për pjesëmarrjen e tij në takim e nivelit të lartë.



“Po bëjmë gjithçka që mundemi, natyrisht, për të përmbushur nevojat tona, për të nxitur interesat tona. Po ashtu për t’u përshtatur me vullnetin e botës. Jemi shembull për botën kur flitet për një program mjedisor”.


Në përgjithësi, rajoni e kupton nevojën për të luftuar ndryshimet klimatike, veçanërisht vendet e Karaibeve, që përballen me rreziqe të drejtpërdretja nga rritja e nivelit të detit.


Profesori Enrique Dussel Peters, me Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës, tha për Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype se ndihma amerikane është e mirëpritur.

“Është e qartë se edhe vendet më të varfra duhet të investojnë me burimet e tyre, mbështetja amerikane do të ishte fantastike”.

Të premten udhëheqësit do të diskutojnë mbi sfidën rajonale të migracionit.

XS
SM
MD
LG