Lidhje

Rriten tensionet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të abortit në SHBA


FILE - People attend the Women's March ATX rally, Oct., 2, 2021, at the Texas State Capitol in Austin, Texas.
FILE - People attend the Women's March ATX rally, Oct., 2, 2021, at the Texas State Capitol in Austin, Texas.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mund të rrëzojë ligjin për mbrojtjen të drejtës së abortit në nivel federal, sipas një dokumenti të rrjedhur të një opinioni që pritet të njoftohet në muajt e ardhshëm. Nëse kjo ndodh, për ligjet mbi çështjen e abortit do të vendosnin vetë shtetet.

Rriten tensionet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të abortit në SHBA
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:05 0:00

Amy, një poete, së fundmi vendosi të ndërpresë shtatzëninë. Kjo nuk ishte e lehtë për të. Nëna e divorcuar e një 3-vjeçareje, e cila banon në Taksas, thotë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të peshuar vendimin e saj, pasi mësoi se ishte shtatzënë.

Në shtator të vitit të kaluar, Teksasi miratoi ligjin më kufizues të abortit në Shtetet e Bashkuara. Amy, e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj, e dinte se kishte vetëm pak ditë për të marrë vendimin dhe për të gjetur klinikën ku do të bënte procedurën e abortit.

"Para se të merrja rezultatet nga testi i shtatzënisë fillova të hulumtoja në internet për klinikat ku mund të bëja procedurën e abortit në Teksas sepse doja ta dija që e kisha këtë opsion", thotë ajo.

Përvoja e Amy-t në Teksas së shpejti mund të bëhet realitet për më shumë gra në Shtetet e Bashkuara, nëse Gjykata e Lartë vendos të lejojë shtetet të vendosin vetë për çështjen e abortit. Nëse ndodh, kjo do të rrëzonte vendimin e vitit 1973 në të cilin Gjykata e Lartë tha se gratë shtatzëna kanë një mbrojtje kushtetuese për të bërë aborte pa kufizime të tepruara nga qeveria.

Oklahoma javën e kaluar miratoi një ligj të ngjashëm me atë të Teksasit, që ndalon abortin pasi të diktohen rrahjet e zemrës së fetusit, që për shumicën e grave ndodh rreth javës së gjashtë të shtatzënisë.

Realiteti për shumicën e grave është se afati për të marrë një vendim për abortin është edhe më i shkurtër. Amy kishte më pak se një javë kohë për të marrë vendimin, pasi mësoi se ishte shtatzënë, por pas thirrjeve të shumta telefonike, ajo arriti të caktonte kohën për të bërë procedurën në një klinikë.

"Nuk kisha kohë as të vlerësoja mendimet e mia, ndjeva se koha po kalonte me shpejtësi", thotë ajo.

Për aktivistët kundër abortit, ky kufizim kohor është një hap i madh në drejtimin e duhur.

“Qëllimi ynë është krijimi i një shoqërie ku asnjë grua nuk do të mendonte të bënte një abort nga frika e mungesës së një alternative tjetër. Ne kemi alternativa të shumta”, thotë Joe Pojman nga Aleanca e Teksasit për Jetën.

Në vend që të kërkojnë një abort, zoti Pojman dëshiron që gratë shtatzëna të vizitojnë afro 200 qendra të shtatzënisë në krizë të Teksasit, ku ai thotë se ato mund të marrin mbështetjen e duhur.

Qendrat i ndihmojnë gratë të bëjnë takime me mjekun dhe ofrojnë gjëra të tilla si produkte të konservuara derisa fëmija të jetë 2-3 vjeç. Ai thotë se i gjithë ky është një hap i madh në drejtimin e duhur, por se duhet shumë më tepër punë.

"Ndërsa numri i aborteve është ulur ndjeshëm dhe gratë po kërkojnë më shumë agjenci që ofrojnë alternativa ndaj aborteve, vazhdon të ketë ende dhjetëra mijëra aborte në Teksas", thotë ai.

Gratë e varfra nuk i kanë këto mundësi dhe ato dëmtohen më së shumti nga ligji, thonë aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të abortit.

“Pasi ato mësojnë dhe informohen në klinikat tona se ligji i Teksasit nuk ua lejon të bëjnë proedurën e abortit këtu, ato ndeshen me pengesa shumë të mëdha”, thotë Sarah Wheat nga organizata “Planned Parenthood”.

Sipas Universitetit të Teksasit, mes shtatorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar 1,400 gra nga Teksasi dolën jashtë shtetit për të bërë procedurën e abortit.

“Gratë do të bëjnë abort. Ato e kanë bërë këtë për shekuj, edhe kur kjo ishte e paligjshme dhe gratë vdisnin nga abortet. Kështu që nëse e drejta për të marrë këtë vendim u hiqet grave, në fund kjo mund të shkaktojë vdekjen e shumë prej tyre”, thotë Amy.

Ata që kundërshtojnë abortin thonë se edhe abortet marrin jetë njerëzish. Sigurisht, një debat i vështirë pa marrë parasysh se cilën perspektivë mbështesin palët e përfshira në të. Kjo tani po bëhet një çështje e rëndësishme në fushatat për zgjedhjet e kongresit dhe ato për guvernator shtetetesh, ndërsa amerikanët presin vendimin e Gjykatës së Lartë.

XS
SM
MD
LG