Një vështrim mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë pas sulmit rus që filloi më 24 shkurt 2022.
Lufta në Ukrainë, përmes fotografive

1
Zjarrfikësit luftojnë me zjarrin në një ndërtesë banimi të dëmtuar nga bombardimet ruse, në Kiev të Ukrainës, më 15 mars 2022. Ofensiva ruse në Ukrainë është afruar më pranë qendrës së Kievit, pas një serie sulmesh në lagje banimi, ndërsa udhëheqësit e tri vendeve anëtare të NATO-s planifikojnë një vizitë në kryeqytetin ukrainas.

2
Një banore shikon ekipet urgjente jashtë apartamentit të saj, të goditur nga një bombë ruse në Kiev, më 15 mars 2022.

3
Një zjarrfikës lufton me zjarrin në një ndërtesë banimi të shkatërruar nga bombardimet ruse, në Kiev më 15 mars 2022.

4
Policia ndihmon një grua të moshuar, pasi u shpëtua nga zjarrin që shpërtheu në apartamentin e saj pas bombardimeve në Kiev, më 15 mars 2022.