Lidhje

Bombardimet e forcave ruse i afrohen qendrës së Kievit


A rescuer puts out a fire in a residential building damaged by shelling, as Russia's attack on Ukraine continues, in Kyiv, Ukraine, March 15, 2022.
A rescuer puts out a fire in a residential building damaged by shelling, as Russia's attack on Ukraine continues, in Kyiv, Ukraine, March 15, 2022.

Bombardimet e forcave ruse iu afruan të martën më pranë qendrës së Kievit, ndërsa një sërë predhash goditën zona të banuara të kryeqytetit. Shpërthimet e fuqishme u dëgjuan të martën në agim.

Zyrtarët thonë se ato ishin goditje me artileri. Duket se sulmi i forcave ruse ndaj Kievit po bëhet më sistematik.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se predhat e artilerisë goditën katër ndërtesa shumë-katëshe në qytet duke shkaktuar dhjetëra të vrarë. Goditjet e së martës në një rajon në perëndim të Kievit, i dhanë fund një qetësie disa ditore në qytet, që kur autokolona e gjatë me mjete të blinduara ruse ishte bllokuar në afërsi të qytetit në ditët e para të luftës.

Bombardimet shkaktuan një zjarr të madh në një ndërtesë 15 katëshe. Kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitçko shpalli gjendjen e shtetrrethimit për një periudhë 35 orëshe, që do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit të enjten.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit tha të martën se numri i banorëve ukrainas që janë larguar nga vendi i kaloi 3 milionë. OKB-ja thotë se kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG