Lidhje

Rriten çmimet e naftës pas ndalimit të importeve të energjisë ruse nga ShBA


Çmimet globale të naftës shënuan rritje, pas vendimit të Presidentit Biden për ndalimin e importeve të energjisë ruse në Shtetet e Bashkuara – një lëvizje që pritet të ketë ndikim të madh në ndëshkimin e regjimit të presidentit rus Vladimir Putin pas sulmit të tij në Ukrainë.

Rriten çmimet e naftës pas ndalimit të importeve të energjisë ruse nga ShBA
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

Çmimi i benzinës në Shtetet e Bashkaura po arrjn nivele rekord. Në Kaliforni ai është rritur me 30 për qind krahasuar me një vit më parë.

Situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë.

“Shtetet e Bashkuara po shënjestrojnë arterien kryesore të ekonomisë ruse. Ne po ndalojmë të gjitha importet e naftës, gazit dhe energjisë ruse. Kjo nënkupton se nafta ruse nuk do të pranohet më në portet amerikane. Populli amerikan do t’i japë një goditje tjetër të fuqishme makinerisë ushtarake të Putinit”, tha zoti Biden.

Ndërsa presidenti Biden njoftoi vendimin, Mbretëria e Bashkuar njoftoi bllokimin gradual të importeve të naftës ruse gjatë këtij viti.

Bashkimi Evropian tha se do të ulë blerjet e gazit natyror rus me dy të tretat gjatë këtij viti.

Ndërsa tregjet globale ndeshen me mungesa furnizimi dhe çmimet e naftës janë ngritur, Moska mund të mos e ndjejë menjëherë goditjen. Por në një periudhë afatgjatë, bllokimi i importeve të sektorit të saj energjitik, pritet të jetë një goditje shumë më e rëndë sesa sanskionet financiare.

“Është e vështirë parashikimi i saktë i goditjes që do të marrë, sepse lidhet me çmimin e naftës dhe gazit në momente të caktuara. Por, ulja e konsiderueshme e shitjeve të naftës, gazit ose qymyrit rus do të dëmtojë ekonominë ruse, sepse vetëm rritja e kostove për njësi të këtyre mallrave nuk kompenson dot uljet e blerjeve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropaine”, thotë Kristine Berzina nga Fondi gjerman Marshall.

Shtetet e Bashkua importojnë vetëm 8 për qind të nevojave të tyre për naftë nga Rusia, ndërsa Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth 40 për qind të nevojave për gaz natyror dhe 27 për qind sa i përket naftës.

Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak komentoi masat për agjencinë Associated Press, duke respektuar ligjet e ashpra ruse për raportimet nga lufta.

"Është i pamundur zëvendësimi i shpejtë i sasisë së naftës ruse në tregun evropian. Do të duhet më shumë se një vit dhe gjtihashtu çmimet do të ngrihen për konsumatorët evropianë“, tha ai.

Presidenti Biden vendosi ndalimin e importeve pas presionit të madh nga ligjvënësit demokratë dhe republikanë. Ai autorizoi hedhjen në treg të 30 milionë fuçive të naftës nga rezervat strategjike amerikane, ndërsa zyrtarët e tij janë në kontakt me prodhuesit e naftës në Venezuelë dhe Arabinë Saudite për të kompensuar humbjet nga furnizimi rus.

Një sondazh i Universitet Quinnipiac i publikuar të hënën tregon se 71 për qind e të amerikanëve të anketuar i mbështesin masat ndaj Rusisë, edhe nëse kjo shkakton rritje të çmimit të naftës.


"Preferoj çmime të larta nafte para një regjimi autoritar në Ukrainë“, thotë Jacqueline Sant Anne, banore e Los Anxhelosit.


"“Është një çmim që duhet paguar për të bërë gjënë e duhur”, thotë Eric Lax, një banor tjetër i Los Anxhelosit.

Bojkotimi i blerjeve të naftës ruse dhe kriza e vazhdueshme në Ukrainë kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve botërore të naftës, duke arritur në mbi 132 dollarë për fuçi të martën.

XS
SM
MD
LG