Lidhje

Zvicra i bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë 


Zvicra, një shtet që mban qëndrime neutrale, ka vendosur të respektojë sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj individëve dhe kompanive ruse, duke ngrirë pasuritë e tyre, njoftoi mbrëmë qeveria zvicerane, në një ndryshim radikal të qëndrimeve të mëparshme të qeverisë.

Zvicra po ashtu do të respektojë sanksionet financiare ndaj presidentit Putin, kryeministrit Mishustin dhe ministrit të jashtëm Lavrov.

Zvicrës i është dashur të marrë një vendim të vështirë mes shprehjes së solidaritetit me perëndimin, rreth atyre që ajo i quan, shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar nga Moska dhe mbajtjes së një qëndrimi neutral, sipas traditës së saj.

Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare Zvicerane, në vitin 2020, qytetarët rusë kishin depozituar rreth 11 miliardë dollarë në bankat zvicerane.

XS
SM
MD
LG