Lidhje

Teknologjia dhe realiteti virtual në mësimdhënie


Ndërsa pandemia ka ndërprerë disa herë mënyrën tradicionale të mësimdhënies nëpër auditore, disa mësues po përdorin alternativa të tjera për t’i mbajtur studentët të angazhuar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh ishte në Universitetin e Konektikatit dhe vizitoi një klasë që zhvillohet pjesërisht përmes realitetit virtual.

Teknologjia dhe realiteti virtual në mësimdhënie
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:06 0:00

Kur Chinedu Nkwo ("chuh-NAY-doo OON-kwah") vendosi të regjistrohej në një klasë sipërmarrjeje në Universitetin e Konektikatit, atij iu desh të mësonte se si të ecte. . . duke mbajtur në sy një pajisje të realitetit virtual.

“M’u desh kohë për të mësuar si ta përdor pajisjen. Si mund të lëviz, rrotullohem apo ngjis shkallët.”

Klasa e tij përdor pajisjen Oculus për seanca të shkurtra të realitetit virtual.

Pedagogia Tara Watrous ("TAR-uh WAH-truss") thotë për Zërin e Amerikës se ideja për të përdorur realitetin virtual lindi gjatë pandemisë, pasi ajo dhe kolegët e saj u përballën me sfidat e mësimdhënies në internet.

“Në shumë raste studentët dilnin nga rrjeti Zoom apo mbyllnin mikrofonat. Mësimdhënia ishte e vështirë në ato kushte.”

“Në hapësirën virtuale është e pamundur të shpërqendrohesh dhe të heqësh kufjet, sepse del jashtë klasës”, thotë për Zërin e Amerikës studentja Kripa Marvadi.

Pajisja Oculus, e prodhuar nga kompania Facebook e cila vihet në sy, ka një teknologji kaq të përparuar saqë të jep ndjesinë e vendndodhjes së individit që flet dhe pozicionin e përdoruesit brenda mjedisit virtual.

Studentët thonë se kjo metodë arsimi përmes realitetit virtual është më tërheqëse. Por nuk është e qartë nëse kjo teknologji ndihmon tek arsimimi. Instuktorja Watrous thotë se teknologjia ndihmon.

“Ekspozimi ndaj mundësive të ndryshme është një pjesë shumë e rëndësishme për studentët. Duhet të ekspozohen ndaj një shumëllojshmërie të gjerë kulturash dhe problemesh.”

Eksperti David Noble thotë se realiteti virtual mund të nxisë ide të reja.

“Përdorimi i teknologjisë në jetën e përditshme të studentëve, veçanërisht teknologjinë në zhvillim, bën që ata të fillojnë të imagjinojnë zgjidhjet duke përdorur atë teknologji”.

“Ky është rasti i parë që u ekspozova ndaj realitetit virtual. Aktualisht po përdorim realitetin virtual në një projekt ripërshtatjeje të një hapësire tregtare”, thotë për Zërin e Amerikës studentja Sabrina Uva.

Për këta studentë, ajo që është "virtuale" sot, përfundimisht mund të bëhet pjesë e botës reale nesër.

XS
SM
MD
LG