Realiteti virtual është bërë i zakonshëm në lojërat online, por po përdoret gjithashtu në një fushë tjetër, meditimin. Nëpërmjet një aplikacioni të ri të realitetit virtual, i quajtur “Tripp” synohet që njerëzit të mund të gjejnë një mënyrë për t’u qetësuar.
Përdorimi çdo ditë e më shumë i paisjeve kompjuterike duket se e bën të pamundur që njerëzit të gjejnë pak kohë të për t’u qetësuar dhe për meditim.
Por nëpërmjet një aplikacioni të ri të realitetit virtual, i quajtur “Tripp” synohet që njerëzit të mund të gjejnë një mënyrë për t’u qetësuar duke e përdorur për mirë teknologjinë.
Nanea Reeves, drejtuese e kompanisë “Tripp”
“Unë kam punuar në industrinë e videolojërave për një kohë të gjatë dhe interesi im për teknologjinë buroi hap pas hapi, duke u përshirë tek videolojërat”, thotë Nanea Reeves, drejtuese e kompanisë “Tripp”.
Reeves, e cila mësoi meditimin nga një terapist, thotë se ishte frymëzuar për të krijuar një aplikacion për mirëqenien mendore duke përdorur realitetin virtual.Ajo thotë se u ndje e qetë mendërisht kur provoi kufjet e Facebook-ut, “Oculus VR”.
Tani kompania e saj “Tripp” ka krijuar format e veta të realitetit virtual, që i ndihmojnëpërdoruesve të përqendrohen shpejt, apo dhe të meditojnë.
Nanea Reeves, drejtuese e kompanisë “Tripp”
“Në vend që t’ju themi të merrni frymë dhe pastaj nxirreni, ne në fakt ju tregojmë frymën tuaj nëpërmjet realitetit virtual. Ato kristale të vogëla që dalin nga goja juaj të shoqëruara dhe me tinguj”.
“Tripp” ofron mbi 30 mjedise virtuale, video 360 gradë dhe grafika të animuara. Po ashtu ka edhe “audio binaurale” që prodhojnë tinguj në frekuenca të ndryshme për secilin vesh, një ndjesi që Reeves thotë se ndihmon me stresin dhe ankthin.
Por aplikacioni ka për qëllim vetëm të ndihmojë në udhëheqjen e përdoruesve drejt një hapësire më të qetë, jo të zëvendësojë një praktikë tradicionale të meditimit, shton ajo.
Pritam Tara, një instruktore joge e cila gjithashtu është pjesë e kompanisë “Tripp”, thotë se aplikacioni për realitetin virtual po përdoret nga njerëz të shumtë, që nuk kishin medituar kurrë më parë.
“Me të vërtetë ky aplikacion po përdoret më shumë nga ata që kanë mundësi t’i kenë këto paisje”, thotë ajo.
Kjo është një mënyrë e shpejtë për të gjetur pak qetësi nëpërmjet realitetit virtual.
Facebook Forum