Lidhje

Masat e sigurisë gjatë punimeve të Asambles së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara


Ndërsa vazhdon Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, qyteti i Nju Jorkut, banorët dhe zyrtarët janë duke u përgatitur për efektet me të cilat shoqërohen ngjarje të tilla, pa lënë menjanë edhe frikën e një rreziku të shtuar mbi përhapjen e koronavirusit.

Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka mbledhur delegatë nga e gjithë bota në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Më shumë takime pritet të zhvillohen gjatë ditëve në vazhdim. Patric Freaney, me Sherbimin Sekret, i tha Zërit të Amerikës se agjencia e tij i ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur zyrtarët e lartë botërorë.

“Janë rreth 90 krerë shtetesh apo të qeverishë, për të cilët do të kujdeset Shërbimi Sekret, duke shtuar edhe rreth 40 bashkëshortë, pra Sherbimi Sekret do të mbrojë rreth 130 njerëz që do të jenë në qytetin e Nju Jorkut”.

Mbledhja e udhëheqësve botërorë nënkupton një prani të shtuar të masave të sigurisë, rrugë të bllokuara dhe pika kontrolli, thotë zoti Freaney.

“Kuptohet që disa rrugë do të mbyllen dhe padyshim që do të ketë ndikim tek trafiku. Por synimi është që ndikimi të jetë sa më i vogël.”

Për disa banorë të qytetit, gjërat e tyre të përditshme do të vështirëson si rezultat i masave kufizuese. Banori Jen Claude Fredj thotë për Zërin e Amerikës se bërja e pazarit do të jetë e vështirë.


“Nëse dilni për pazarin, praktikisht duhet të tregosh letërnjoftimin tek autoritetet për të kaluar pikat e kontrollit dhe kthyer në shtëpi."

Tjetër komplikim për sigurinë përbën edhe situata e koronavirusit. Në qytetin që dikur ka qënë epiqendra e pandemisë, banorët kanë ndjenja të përzjera për tubimet masive. Elisa Papa është banore e qytetit të Nju Jorkut.

“Shpresoj që të gjithë të jenë të vaksinuar.”

Dionne Boissiere thotë për Zërin e Amerikës se takimi do t’i japë gjallëri qytetit ndërsa ngre shqetësime për mundësinë e përhapjes së virusit.

“Qytetit do t’i kthehet gjallëria dhe do të jetë mirë për ekonominë. Por është shqetësuese mundësia për shtimin e infektimeve.”

Zyrtarët e qytetit kanë thënë se do t’u kërkojnë delegatëve të tregojnë provën e vaksinimit para se të futen në sallën e asamblesë. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë theksuar se nuk mund të ndalojnë krerët e shteteve që të futen në selinë e OKB-së, që është në territor ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Farhan Haq i tha Zërit të Amerikës se ndërveprimet mes udhëheqësve duhet të jenë të balancuara.

“Duhet të balancojmë nevojën për të patur këtu udhëheqës botërorë, zyrtarë që mund të flasin me njëri-tjetrin. Duhet ekuilibruar nevoja për të mbajtur distancimin fizik dhe zbatuar masat kundër koronavirusit.”

Zyrtarët e qytetit po bashkëpunojnë me OKB-në për të zbutur efektet që mund të shfaqen si rezultat i pandemisë. Tanyanika Davis është me zyrën e kryebashkiakes së Nju Jorkut.

"Qyteti po ofron një njësi të lëvizshme që do të sigurojë testime dhe vaksinime pa pagesë për të gjithë pjesëmarrësit”.

Duke pasur parasysh diskutimet e nivelit të lartë që pritet të zhvillohen, shumë shpresojnë të kthehen ndërveprimet personale pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e vitit të kaluar ishte pothuajse tërësisht virtuale.

Takimi i udhëheqësve botërorë pritet që gjithashtu të ofrojë një shpresë të rikthimit të normalitetit.

XS
SM
MD
LG