Lidhje

Një mënyrë e re për vizitat e syve nga shtëpia


Ka njerëz që mund ta zvarrisin vizitën tek mjeku i syve, por një kompani ka identifikuar një metodë që pacientët ta bëjnë vetë në shtëpi provën e syve, duke përdorur telefonin inteligjent. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh njofton:

Një mënyrë e re për vizitat e syve nga shtëpia
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:53 0:00

Për shkak të pandemisë, njerëzit në të gjithë botën kanë hasur pengesa që të shkojnë të vizitohen tek mjeku.

Kompania EyeQue, po i jep mundësi pacientëve të luajnë rolin e okulistit.

"Puna jonë është përqendruar tek zhvillimi i testeve të shikimit të përballueshme, të thjeshta dhe të sakta që mund të bëhen me një telefon inteligjent", thotë nënpresidentja e marketingut për kompaninë EyeQue.

Paisja VisionCheck 2 e EyeQue punon përmes telefonit inteligjent për të bërë provat e syve për të parë nga larg, nga afër dhe për astigmatizëm.

"Pra VisionCheck 2 është matës i gjeneratës së tretë që ndihmon të kontrollosh aftësinë korrigjuese që të mund të përdoren rezultatet për të porositur syze në internet. "

Në një seri testesh, përdoruesve u tregohen dy rreshta në kënde të ndryshme dhe përdorin pajisjen VisionCheck 2 për t'i përshtatur derisa të mbivendosen.

"Është bazuar tek një teknologji e Institutit të Teknologjisë të Masaçusetsit që është licencuar ekskluzivisht për EyeQue", thotë zonja Yu.

"Testi projekton rreze drite në sy dhe ne jemi në gjendje të llogarisim në fuqinë që duhet për të parë qartë."

Ajo thotë se VisionCheck 2 nuk ka për qëllim të zëvendësojë plotësisht mjekun.

"Por nëse thjesht të ka ndryshuar numri i syzeve dhe të duhet të reja për të parë qartë, produkti ynë e plotëson këtë nevojë", thotë ajo.

Me kufizimin e udhëtimeve nga pandemia, kompania ka parë një rritje të biznesit.

"Njerëzit janë më të gatshëm të kërkojnë mzgjidhje të tjera që mund t’i bëjnë pa dalë nga shtëpia dhe me një shkallë më të madhe komoditeti në përgjithësi. "

Yu thotë se kjo mënyrë ka implikime të mëdha për botën në zhvillim.

"Për njerëzit që nuk kanë qasje tradicionale tek mjeku i syve. Për ata që nuk kanë një mjek të kualifikuar, e kanë të vështirë të lëvizin, ((logoja e detyrueshme e Skype)) një zgjidhje me kosto të ulët si e jona mund t’u ndryshojë jetën. "

Ndërsa pandemia vazhdon, ky lloj kontrolli për sytë në shtëpi është një ide për më shumë qasje tek kujdesi për shikimin.

XS
SM
MD
LG