Lidhje

Kosovë: Mbështetje e ulët për mini-shengenin Ballkanik


Kosovë: Mbështetje e ulët për mini-shengenin Ballkanik
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:22 0:00

Një studim i Institutit Demokraci për Zhvillim, tregon se një përqindje e vogël e qytetarëve në Kosovë e mbështesin projektin e ashtuquajtur Mini-Shengeni Ballkanit.

Visar Xhambazi autor i këtij studimi thotë se sipas hulumtimit të kryer në muajin dhjetor të vitit të kaluar, qytetarët e anketuar kanë pak njohuri për nismën.

“Në përgjithësi 38 për qind e qytetarëve deklaruan se ishte një vendim i gabuar ndërsa në anën tjetër vetëm 17 për qind e qytetarëve deklaruan se ishte një vendim i mirë apo shumë i mirë për vendin. Mirëpo në anën tjetër kur i pyetëm qytetarët se sa kanë informacion për projektin e Mini-Shengenit Ballkanik numri i atyre që thanë se ishin jo të informuar mirë apo pak të informuar ishte 38 për qind ndërsa vetëm 18 për qind e qytetarëve deklaruan se kanë qenë të informuar”, tha ai.

Kosovë: Mbështetje e ulët për mini-shengenin Ballkanik
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:22 0:00

Zoti Xhambazi thotë se Mini-Shengeni si nismë ka dështuar të marr mbështetjën politike dhe zotimin e të gjitha qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe si projekt shihet vështirë i realizueshëm.

“Fakti që kjo iniciativë është lansuar në Novi Sad të Serbisë nën patronazhin e presidentit serb Vuçiç krijoi një problem për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor sidomos për këto vende sikurse Kosova që nuk kanë raporte të mira me qeverinë në Beograd”, tha ai.

Kosova është zotuar me marrëveshjen e katër shtatorit në Shtëpinë e Bardhë se do të behët pjesë e projektit për lëvizjen e lirë që është bërë i njohur si “mini-Shengeni Ballkanik”. Projekti i cili është kundërshtuar nga forcat politike në Kosovë, sipas analistes Donika Emini do të jetë vështirë i zbatueshëm.

“Në Kosovë ende ekziston një dilemë se a e ka përnjëmend Mini-Shengeni që të heq këto barriera për Kosovën sepse është iniciuar nga një shtet që më së shumti krijon barriera për Kosovën në aspektin rajonal edhe mosbesimi me (Edi) Ramën nëse i sheh marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri për punën e Mini-Shengeit kanë qenë shumë të tensionuara”, tha ajo.

Analistët thonë se ideja e dalë nga procesi i Berlinit për bashkëpunim rajonal për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave do të jetë më e zbatueshme për shkak të mbështetjes nga Bashkimi Evropian dhe mekanizmave për të jetësimin e një ideje të tillë.

Ata thonë se një rol të rëndësishëm për zbatimin e këtyre nismave luan normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet për këtë çështje pritet të rinisin në mesin e muajit qershor kur pritet të mbahet takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumir Abdixhiku në kuadër të këshillimeve për bashkërendimin e politikave përballë këtyre bisedimeve. Zoti Abdixhiku tha se i ka dorëzuar kryeministrit një dokument lidhur me bisedimet.

“Ky dokument përmban parime që Kosova duhet t’i mbrojë e që janë diskutimi mbi bazën e vendimit të GJND-së mbi pavarësinë e Kosovës, mbrojtja e integritetit territorial, ruajtja e karakterit unitar të Kosovës dhe rendit kushtetues dhe gjithashtu rezultati final që duhet të jetë njohja dhe anëtarësimi në BE dhe NATO”, tha zoti Abdixhiku.

Zoti Abdixhiku tha se këto bisedime nuk duhet të mbahen pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara. Një qëndrim të tillë shprehu një ditë më parë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG