Lidhje

Dokumentari “Allen kundër Farrow” ndez debatin rreth abuzimeve seksuale


Dokumentari “Allen kundër Farrow” ndez debatin rreth abuzimeve seksuale
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:02 0:00

"Allen kundër Farrow", dokumentari me katër pjesë i kineastëve Kirby Dick dhe Amy Ziering, përqendrohet tek akuzat për abuzim seksual që Dylan Farrow ngre ndaj babait të saj, një emër i njohur i kinemasë. Woody Allen i ka hedhur poshtë akuzat. Dokumentari është më i fundit i një serie prodhimesh të kësaj natyre që ekspozojnë abuzimet seksuale ndaj grave nga njerëz me pushtet në atë që njihet tashmë si epoka e lëvizjes “MeToo”. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Penelope Poulou bidesoi me dy kineastët.

Në serinë "Allen kundër Farrow", që po transmetohet në rrjetin kabllor HBO, kineastët Kirby Dick dhe Amy Ziering bëjnë një përshkrim të detajuar të akuzave që Dylan Farrow ngre ndaj babait të saj për ngacmim seksual kur ajo ishte shtatë vjeç.

“Kemi paraqitur një seri me katër pjesë me prova, dëshmitarë okularë, fakte, dëshmi, me procesverbale të policisë, vizatime e diagrama. Ajo çka dua të them është se kjo nuk është diçka e sajuar", thotë Amy Ziering, regjisore e “Allen kundër Farrow”.

Sipas dokumentarit, akuzat e Dylan Farrow-it për ngacmime seksuale ishin thelbësore në betejën për kujdestarisë ndaj saj, mes Woody Allen-it dhe Mia Farrow-it, në një gjykatë të shtetit të Nju Jorkut në 1992.

Megjithëse gjykata vendosi në favor të Mia Farrow-it, Allen nuk u ndoq kurrë penalisht për abuzim seksual. Duke folur me kineastët, Dylan Farrow thotë se gjatë gjithë jetës, dëshmitë e saj personale janë eklipsuar nga fuqia dhe fama e babait të saj. Ajo thotë se jeton ende me traumën e abuzimit.

Sipas revistës “Hollywood Reporter”, Allen është kundërpërgjigjur duke e quajtur "Allen kundër Farrow" "një sulm të paskrupullt " që ka lënë jashtë mendimin e tij mbi këtë çështje. Por kineastët thonë për “Zërin e Amerikës” se Allen nuk pranoi të intervistohej.

“Do ta kishim mirëpritur një intervistë me të. Nëse do të isha në vend të tij dhe do ta kisha dashur vërtet, do të flisja absolutisht me të gjithë, nëse do ta ndieja se po më bëhej një padrejtësi e madhe", thotë Amy Ziering, regjisore “Allen v Farrow”

Cynthia Fuchs, e cila udhëheq departamentin e filmit në Universitetin George Mason, thotë se vitet e fundit ka pasur një numër dokumentarësh investigativë që shqyrtojnë akuza të bëra publike dekada më parë për abuzime seksuale nga njerëz me pushtet.

"Mendoj se kjo është pjesë e asaj që bejne aktualisht këta dokumentarë. Ata po trajtojnë raste që janë shtypur apo ndrydhur. Dhe në këtë kuptim, ato janë të rëndësishëm", thotë Cynthia Fuchs, Drejtoreshë e Departamentit të Filmit, Universiteti George Mason.

Një shembull i mirë, thotë ajo, janë prodhimet e mëparshme të Kirby Dick dhe Amy Ziering. Dokumentari i nominuar për Oskar në vitin 2012 "Lufta e Padukshme", mbi përdhunimet sistematike të grave në ushtri, u ndoq në atë kohë nga anëtarët e Kongresit dhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta, i cili më pas bëri ndryshime në politikën e ndjekjes penale të përdhunimeve në ushtri.

Filmi i dy kineastëve, i nominuar për Oskar në vitit 2015, "Terreni për Gjueti", ndezi diskutimet rreth sulmeve seksuale në kampuset e kolegjeve. Zonja Fuchs thotë se kohët e fundit, dokumentari "T'i mbijetosh R. Kelly-t", ku shfaqen një numër grash që bëjnë akuza për abuzim seksual ndaj muzikantit të famshëm Robert Kelly, nxiti hetimet nga tij. Ai përballet tashmë me akuza seksuale.

Dokumentari "Të paprekshmit: Ngritja dhe rënia e Harvey Weinstein-it" risolli në vëmendje akuzat për abuzime seksuale nga ana e tij. Producenti i filmave është dënuar me 23 vjet burg për përdhunim dhe sulme seksuale.

"Unë mbështes atë qasje që çdo gjë që bën duhet të ballafaqohet me pasojat. Kjo lëvizje për t'i bërë njerëzit më të përgjegjshëm për veprimet e tyre, mendoj se është një lëvizje vërtet e mirë dhe e shëndetshme", thotë Amy Ziering, regjisore e “Allen v Farrow”.

Kirby Dick thotë se dokumentarët mbi abuzimet seksuale, të tilla si "Allen kundër Farrow”, po shërbejnë për të informuar lëvizjen “MeToo”.

"Keni modelin e dikujt që ka folur hapur dhe unë mendoj se ky është një fare lehtësimi, u jep mbështetje të mbijetuarve të tjerë të cilët mund të zgjedhin të flasin ose jo, qofshin të rritur a fëmijë", thotë Kirby Dick, regjisor i “Allen v Farrow”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG