Lidhje

Sanksionet amerikane ndaj Rusisë për helmimin e Navalnit


Administrata Biden njoftoi dje sanksionet ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë ruse për helmimin e Aleksei Navalnit dhe përsëriti kërkesën që udhëheqësi i opozitës të lirohet nga paraburgimi. Sanksionet nuk ishin të drejtuara konkretisht ndaj Presidentit Vladimir Putin ose rrethit të tij të ngushtë.

SHBA, sanksione Rusisë për arrestimin e Navalny-it
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:11 0:00

Ky objekt korrektimi rreth 100 kilometra në lindje të Moskës është vendi ku kritiku i hapur i Kremlinit Aleksei Navalni mbahet i burgosur që nga shkurti, pasi i mbijetoi një sulmi me helm vitin e kaluar.

Të martën, administrata Biden deklasifikoi informacionet e zbulimit që tregojnë se ishte Moska që orkestroi helmimin dhe shpalli sanksione ndaj 14 subjekteve dhe shtatë anëtarëve të lartë të qeverisë ruse.

"Zgjerimi i sanksioneve bëhet në bazë të Aktit për Kontrollin e Armëve Kimike dhe Biologjike dhe Eliminimin e Luftës, kufizimet e reja të eksportit për materialet që mund të përdoren për agjentin biologjik dhe prodhimin kimik, dhe kufizimet e vizave."

Sekretarja e shtypit Jen Psaki përsëriti kërkesën amerikane për lirimin e Navalnit.

Arrestimi i udhëheqësit të opozitës u dha shkas protestave mbarëkombëtare muajin e kaluar në Rusi. Navalni thotë se burgosja e tij është e motivuar politikisht.

Sanksionet amerikane u koordinuan me partnerët evropianë dhe Britaninë, por nuk janë të drejtuara konkretisht kundër Presidentit Vladimir Putin ose oligarkëve të rrethit të tij të ngushtë.

“Rusia është një vend i madh. Ajo ka shumë mënyra për të ndikuar në shumë pjesë të botës. Prandaj e kuptoj që e vetmja gjë që administrata Biden mund të bëjë është të dërgojë sinjale. Këto janë sinjale të forta, por janë vetëm sinjale. Nuk është diçka që ka efekt material”, thotë Konstantin Sonin i Universitetit të Çikagos.

Shtëpia e Bardhë mohon se sanksionet janë simbolike. Duke iu përgjigjur Zërit të Amerikës, zëdhënësja Psaki pranoi se është e rëndësishme ruajtja e marrëdhënieve me Moskën për shumë çështje, përfshirë negociatat bërthamore për Iranin.

“Rusia është partnere e grupit P5 + 1 për Iranin. Ata ishin pjesë e grupit në kohën e administratës Obama-Biden dhe sigurisht do të ishin ndër partneret kryesore nëse ky proces diplomatik do të ecë përpara. Pra, çështja është, ka fusha ku ne nuk pajtohemi. Ka edhe aspekte ku ne do të punojmë me rusët siç do të bënim me shumicën e partnerëve globalë kur e do interesi i Shteteve të Bashkuara," tha zëdhënësja.

Muajin e kaluar, Presidenti Joe Biden tha se ndryshe nga paraardhësi i tij, ai ia ka bërë të qartë Putinit se Sh.B.A nuk do të tolerojnë më veprimet agresive ruse, përfshirë ndërhyrjet në zgjedhje, sulmet kibernetike dhe helmimin e qytetarëve të saj. Por analistët thonë se politika e Presidentit Biden ndaj Rusisë duhet të lejojë hapësirë për angazhim në fusha me interes të përbashkët.

“Kjo përfshin kontrollin e armëve, një axhendë pozitive ekonomike mjedisore në Arktik, ndryshimin e klimës, dhe disa aspekte rajonale ku dy vendet kanë trupa, si Siria. Pra, ka nevojë për të punuar me Rusinë për një sërë çështjesh. Unë mendoj se administrata Biden do të kërkojë bashkëpunimin dhe do të përpiqet të rivendosë linja të qarta për ato që ajo i sheh si norma të përshtatshme të sjelljes ndërkombëtare", thotë eksperti Cyrus Newlin.

Ndërkohë, Moska ka premtuar se do të hakmerret ndaj sanksioneve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG