Lidhje

Finalja e 55-të e futbollit amerikan, historike për shumë arsye


Superbolli i këtij viti, ndeshja finale kampionatit të futbollit amerikan, hyri në histori për një numër arsyesh. Përveç faktit që ajo u zhvillua në kohë pandemie, për herë të parë në historinë e këtij sporti një nga gjyqtarët e ndeshjes ishte një grua, Sarah Thomas.

Më 7 shkurt, ekipi nga Florida, “Tampa Bay Buccaneers” fitoi në finalen e kampionatit të 55-të të futbollit amerikan, duke mposhtur ekpin nga Mizuri, “Kansas City Chiefs” në një ndeshje që ishte historike.

Sarah Thomas hyri në histori si gruaja e parë që ndanë drejtësinë në një ndeshje Superbolli. Ndërkohë, ekipi “Tampa Bay Bucaneers” kishte dy ndihmës trajnere këtë vit, Maral Javadifar për përgatjen fizike të ekipit,dhe Lori Locust për formacionin e mbrjotjes.

"Unë mezi pres ditën kur përfshirja e grave në personelin e sporteve profesionale nuk do të bëhet pjesë e titujve të lajmeve ose atyre që lidhen me Superbollin.Shpresoj të arrijmë në një pikë ku të gjithë njerëzit të kenë mundësi të barabarta për të punuar në sportet profesionale sepse ka shumë trajnere të shkëlqyera dhe të kualifikuara për këto punë!", tha Maral Javadifar, ndihmës trajnere e ekipit “Tampa Bay Buccaneers”.

Ky ishte gjithashtu Superbolli më i shtrenjtë në histori.

Një biletë për të parë ndeshjen në stadium kushtoi mesatarisht rreth 14,000 dollarë, afërsisht tre herë më shumë se në Superbollin e vitit 2020.

Biletat ishin të shtrenjta sepse kishte vetëm 17,000 vende në dispozicion për shkak të masave kundër pandemisë së koronavirusit, krahasuar me 60,000 vendet që zakonisht ofron stadiumi në Majemi.

Gjithashtu, rreth 7500 bileta iu dhanë punonjësve shëndetësorë falas, një lëvizje që Liga Kombëtare e Futbollit amerikan e quajti një "promovim të pashembullt të fushatës së vaksinimit".

Sherrie Shepperd dhe Keisha Helmuth, infermiere në spitalin Sarasota Memorial, ishin në mesin e atyre që morën bileta falas.

"Ky është një Superboll historik dhe ne punojmë gjatë një pandemie historike, kështu që kjo ka një domethënie të madhe për ne që të përfaqësojmë të gjithë punonjësit e linjës së parë të frontit. Ne jemi shumë të ngazëllyer për këtë!”, thanë ato.

Dhe për herë të parë në historinë e Superbollit, poetja e re laureate, Amanda Gorman recitoi një poezi të fuqishme origjinale para fillimit të ndeshjes, pasi tërhoqi vëmendjen e gjithë botës për recitimin e një poezie të saj në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Joe Biden më 20 janar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG