Lidhje

Dokumentar për gratë e persekutuara nga diktatura në Shqipëri


Dokumentar për gratë e persekutuara nga diktatura në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:09 0:00

Periudha e komunizmit në Shqipëri nuk kurseu as gratë dhe fëmijët. Janë 450 gra të ekzekutuara dhe 7 mijë e 367 gra të dënuara politikisht në kohën e diktaturës prej afër gjysmë shekulli të Enver Hoxhës. Gratë dhe fëmijët janë në mesin e 7 mijë e 22 personave që vdiqën në internim. Këto të dhëna janë pjesë e dokumentarit me titull “Gruaja nën diktaturë” realizuar nga aktivistja për të drejtat e njeriut me organizatën “Shpresë dhe Paqe”, Mimoza Dajçi.

Ajo thotë se dokumentari që u realizua në një kohë pandemie dhe në kushte të vështira nderon jetën dhe veprën e grave dhe fëmijëve që vuajtën nga padrejtësitë e komunizmit. Aktivistja që për shumë vite jeton në Shtetet e Bashkuara thotë se të mbiejtuarit e komunizmit nuk kanë vendin e duhur në shoqërinë shqiptare.

Dokumentari “Gruaja nën diktaturë” përfshinë edhe histori nga gratë e vrara dhe të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë, si dhe viktimave të përndjekjes në vende tjera ku jetojnë shqiptarë si Çamëri e Maqedoni e Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG