Lidhje

Kamala Harris merr dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19


Vice President-elect Kamala Harris receives the Moderna COVID-19 vaccine from nurse Patricia Cummings, at United Medical Center in southeast Washington, Dec. 29, 2020.
Vice President-elect Kamala Harris receives the Moderna COVID-19 vaccine from nurse Patricia Cummings, at United Medical Center in southeast Washington, Dec. 29, 2020.

Nënpresidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj Doug Emhoff morën dozat e tyre të para të vaksinës së koronavirusit të martën, megjithëse zyrtarët paralajmëruan se ritmi i vaksinimit në vend po lëviz më ngadalë se sa ishte premtuar.

Zonja Harris ngriti mëngën e majtë të bluzës së saj të zezë në një qendër të kujdesit shëndetësor në Uashington dhe i tha një infermiereje: "Në rregull, le ta bëjmë".

Harris, me origjinë afrikano-amerikane dhe indano-amerikane, mori të parën nga dy dozat e nevojshme në një qendër mjekësore që u shërben kryesisht afrikano-amerikanëve, duke kthyer vëmendjen para kamerave televizive tek pakicat, të cilat janë goditur në mënyrë disproporcionale nga koronavirusi, në mënyrë që ata të marrin vaksinën.

Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden, i cili do të marrë detyrën më 20 janar mori dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 javën e kaluar.

Zoti Biden është zotuar ta bëjë luftën kundër koronavirusit misionin e parë të presidencës së tij dhe mbajti një fjalim para vendit mbi pandeminë të martën më vonë. Më shumë se 335,000 amerikanë tashmë kanë vdekur nga Covid-19 dhe 19.3 milionë të tjerë janë infektuar me virusin, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Deri më tani, Qendrat e vendit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se 2.1 milionë amerikanë janë vaksinuar, shumë më pak se 20 milionë që administrata Trump në largim tha se do të vaksinoheshin deri më 31 dhjetor, në mbyllje të vitit 2020.

Dr. Anthony Fauci, eksperti i kryesor amerikan i sëmundjeve infektive dhe këshilltari kryesor mjekësor i zotit Biden, tha për kanalin CNN: "Ne sigurisht nuk jemi në nivelin që donim të ishim. Ne jemi më poshtë se niveli ku duam të jemi".

Dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, tha se me dhjetëra mijëra raste të reja të koronavirusit po regjistrohen në Shtetet e Bashkuara çdo ditë, sëmundja "sapo ka dalë jashtë kontrollit në shumë aspekte".

Dr. Anthony Fauci, Director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases at the National Institutes of Health, listens during a Senate Senate Health, Education, Labor, and Pensions Committee Hearing on the federal government response…
Dr. Anthony Fauci, Director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases at the National Institutes of Health, listens during a Senate Senate Health, Education, Labor, and Pensions Committee Hearing on the federal government response…

Ai tha se numri i rasteve me Covid-19 në janar mund të tejkalojë numrin e rasteve të shënuara në dhjetor. "Thjesht duhet të supozoni se gjendja do të përkeqësohet", tha Fauci, sepse miliona amerikanë udhëtuan për të vizituar të afërmit dhe miqtë gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, dhe ka shumë të ngjarë të kontribuojnë në përhapjen e virusit.

Dr. Fauci tha se zoti Biden, "përmes udhëheqjes së tij nga lart", mund të ketë një ndikim në luftimin e virusit, një koment që mund të shihet si një kritikë indirekte ndaj Presidentit në largim Donald Trump, i cili shpesh ka nënvlerësuar ndikimin e koronavirusit dhe nuk ka dalë shpesh në publik që nga koha kur ai humbi zgjedhjet muajin e kaluar.

"Ai po thotë të vëmë maskat të paktën për 100 ditë, të gjithë, çdo person, dhe të lëmë mënjanë deklaratat politike mbi përdorimin e maskës", tha Dr. Fauci për zotin Biden. "Ne e dimë se çfarë funksionon. Ne e dimë që distancimi fizik është i efektshëm. Ne e dimë që shmangia e turmave është e efektshme. Për hir të së mirës, le ta bëjmë këtë të gjithë dhe do të shihni se kurba do të ulet."

Zoti Biden është zotuar të shpërndajë 100 milionë doza vaksine në 100 ditët e tij të para në detyrë dhe tha se ai dëshiron të hapë në mënyrë të sigurt sa më shumë shkolla që të jetë e mundur. Ai tha se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do t’i bënte të detyrueshme maskat në objekte federale.

Të hënën, Celine Gounder, anëtare e bordit këshillimor të zotit Biden për COVID-19, tha se udhëheqësi i ardhshëm amerikan po shqyrton

gjithashtu mundësinë e aktivizimit të Aktit të Prodhimit të Mbrojtjes për të rritur prodhimin e vaksinave të koronavirusit.

Zonja Gounder tha në emisionin "Squawk Box" të kanalit CNBC se zoti Biden mund të përdorë ligjin e prodhimit në kohë lufte "për të garantuar që pajisjet mbrojtëse, kapaciteti i testimeve për Covid-19 dhe lëndët e para për vaksinës të prodhohen në nivele adekuate".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG