Këtë sezon festash, vizita tradicionale e Babagjyshit të Krishtlindjes po dixhitalizohet. Vizitat virtuale po ofrohen si një mënyrë më e sigurt për fëmijët që të bashkëveprojnë me Santën gjatë pandemisë.
Në një vit kur njerëzit takohen për një pije virtualisht dhe marrin pjesë në dasma përmes Zoom-it, edhe vizitat me Babagjyshin po përshtaten në kushtet e pandemisë.
"E takon në ambjent të sigurt, nga komoditeti i shtëpisë, një vizitë epersonalizuar", thotë Walt Geer, Shef ekzekutiv dhe bashkëthemelues së bashku me Sarah Blackman janë bashkëthemeluesit e JingleRing, një platformë në internet që lejon familjet të takohen virtualisht me Santan.
Zonja Blackman thotë se nuk është thjesht një takim virtual me Zoom dhe Skype me Babagjyshin.
"Ka argëtim para se të takosh Santën, takon disa nga personazhet e familjes së tij,si edhe një film të shkurtër deri në momentin e ardhjes së Santës".
Shërbimet fillojnë me 25 dollarë për seancat e drejtpërdrejta video që përfshijnë një foto dhe video dhe shkojnë deri në 50 dollarë në momentet kulmore si Dita e Krishtlindjes.
Përdoruesit mund të zgjedhin nga një grup i larmishëm Santash dhe personazhesh të tjerë me gjuhë, kultura dhe besime të ndryshme.
"Ndoshta ata kanë nevojë për dikë që përdor Gjuhën e Shenjave, për të komunikuar me Santa Klausin. Ndoshta kanë një fëmijë me nevoja të veçanta. "
Themeluesit thonë se përvoja e personalizuar ka disa avantazhe krahasuar me vizitat tradicionale personale.
"Tani, Santa me magji i njeh emrat e fëmijëve, sa vjeç janë, çfarë duan për Krishtlindje. Ndoshta një nga prindërit i ka dhënë Santa një sinjal që nënkupton se ‘do të donim që fëmija ta dinte se i vlerësojmë me të vërtetë që bënë detyrat e shtëpisë këtë javë’”.
"E kisha menduar që kjo do të ishte normalja e re, por thjesht më befasoi që ndodhi pak më herët", thotë Dee Sinclair, që e quan veten si "Santa Klaus i vërtetë me ngjyrë”. Ai preferon vizitat personale, por pranon se përvoja virtuale ka të mirat e veta.
"Ulem në studion e shtëpisë. Nuk lodhem shumë”.
Me një larmi sfondesh për të zgjedhur, Sinclair thotë se formati në internet nuk e zbehentuziazmin dhe kënaqësinë e fëmijëve.
"Kur shfaqet Santa, lumturia është po aq e madhe."
Edhe në këtë sezon festash, do të ketë momente mrekullie dhe gëzimi, veçanërisht kur Santa mund të shfaqet me një klikim.
Facebook Forum