Lidhje

Focat bjelloruse përdorin forcën ndaj demonstruesve


Forcat e sigurisë në kryeqytetin bjellorus të Minskut qëlluan të shtëna paralajmëruese të dielën dhe ndaluan pjestarë të protestës anti-qeveritare, të nxitur nga zgjedhjet e debatuara presidenciale të 12 javëve më parë.

Mijëra demonstrues po merrnin pjesë në marshime paralele në Minsk si pjesë e protestave thuajse të përditshme me kërkesën e vazhdueshme për dorëheqjen e Lukashenkos dhe zgjedhje të reja.

Në të gjithë qytetin mund të shiheshin kolona kamionësh me forca sigurie dhe autobusë për mbajtjen e të ndaluarve. Protestuesit marshuan drejt një monumenti që nderon viktimat e shypjes sovjetike.

Forcat e rendit vunë në shenjestër protestuesit duke hedhur në drejtim të tyre granada që shkaktojnë çorientim dhe duke qëlluar në ajër. Policia përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Disa njerëz u përpoqën me makinat e tyre të bllokonin lëvizjen e automjeteve që synonin të transportonin të ndaluarit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG