Lidhje

Padi kundër drejtuesit të USAGM-së dhe ndihmësve të tij, për ndërhyrje në punën e gazetarëve


nga fillimi i mandatit tij si Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Media Globale (USAGM) qershor, Michael Pack dhe ekipi i tij i emëruarve politikë kërkuan mënyrë agresive "ta transformonin thelb natyrën e USAGM-, duke e kthyer një media shtetërore", thuhet një padi depozituar enjten një gjykatë federale Uashington.

Dokumenti me 84 faqe, i paraqitur emër pesë ish-punonjësve ose punonjësve pezulluar USAGM-, i kërkon gjykatës ndërhyjë dhe ndalojë vendimet dhe veprimet e zotit Pack dhe ekipit tij padia argumenton se janë paligjshme ose hakmarrëse dhe shkelin politikën e agjencisë sipas cilës rrjetet mediatike USAGM-, një prej cilëve është Zëri i Amerikës, janë mbrojtura nga ndërhyrjet politike.

Kur zoti Pack mori drejtimin e USAGM, ai shkarkoi shefat e katër prej rrjeteve transmetimit dhe emëroi si drejtor detyrë Zërit Amerikës, zotin Elez Biberaj, i cili zëvendësoi drejtoren Amanda Bennett, e cila dha dorëheqjen.

Anëtarët e Komisionit Dhomës Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jash, kanë shprehur disa shqetësime mbi vendimet e zotit Pack lidhje me Fondin për Teknologji Hapur, shkarkimin e drejtuesve rrjetit dhe mosrinovimin e vizave për gazetarët ndërkombëtarë, mes tjerash.

Mes emrave kanë paraqitur padinë, janë ish-zyrtari i lartë financiar i USAGM-, Grant Turner dhe katër drejtues tjerë lartë cilët u vendosën me leje administrative gusht.

Padia ështën kundër kreut ekzekutiv USAGM- Michael Pack dhe pesë anëtarëve stafit tij.

Michael Pack
Michael Pack

padi thuhet se zoti Pack dhe ekipi i tij u përpoqën ta bënin veten pjesë vendimmarrjen editoriale; kontrolluan tekste lajmesh dhe llogaritë personale mediave sociale gazetarëve të rrjeteve USAGM-, përfshirë Zërin e Amerikës, për njëanshmëri perceptuar kundër Presidentit Donald Trump; dhe u hakmorrën kundër punonjësve shprehën shqetësime lidhje me shkelje pretenduara mbrojtjeve gazetarëve dhe keqmenaxhimit mundshëm.

Padia argumenton gjithashtu se vendimet dhe hetimet e zotit Pack kanë ndikuar pavarësinë editoriale Zërit Amerikës, pasi gazetarë dhe menaxhues lartë kanë shmangur lajme mund konsiderohen diskutueshme, për mbrojtur stafin nga hakmarrja e mundshme e USAGM-.

Ngrirja e punësimeve dhe shkeljet e pretenduara një ligji parandalon agjencitë qeveritare shpenzojnë fonde ndryshe nga sa kishte synuar Kongresi, kanë penguar tej misionin e USAGM-, ndërsa shërbimet e gjuhëve Zërit Amerikës kanë reduktuar mënyrë drastike përmbajtjen pas shkurtimeve stafit, thotë padia.

"Zëri i Amerikës dhe rrjetet e tjera USAGM-së t'i mbijetojnë administrimit keqdashës të akuzuarve, kjo gjykatë duhet të veprojë," thotë padia. "Duhet të imponojë zbatimin e murit mbrojtës, ashtu siç e ka parashikuar Kongresi dhe siç e kanë interpretuar rregullat e vetë agjencisë."

Procesi gjyqësor vjen pas ankesave të informatorëve, identiteti i të cilëve është i mbrojtur, të paraqitura në Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm (OIG) dhe Zyrës së Këshilltarit të Posaçëm në emër të punonjësve të agjencisë. OIG në shtator i shkroi gjithashtu USAGM-së për të shprehur shqetësimin në lidhje me komentet që sugjerojnë se do të merrte masa disiplinore kundër atyre që paraqisnin ankesa brenda Zërit të Amerikës.

Në një deklaratë të premten, zoti Pack shprehej se padia ishte "pa meritë" dhe se të gjitha vendimet dhe veprimet e tij dhe të ekipit të tij janë "të sakta dhe të ligjshme".

"Udhëheqja e USAGM-së nuk do të lejojë asnjë përpjekje për të larguar vëmendjen nga çështjet reale të një agjencie që është drejtuar dobët dhe keqmenaxhuar për vite me radhë, në dëm të sigurisë kombëtare dhe popullit amerikan dhe aftësisë së agjencisë për të kryer misionin e saj të rëndësishëm për përhapjen e idealeve amerikane, të tilla si demokracia dhe liria në gjithë botën," tha zoti Pack.

Ndërhyrja editoriale

Në padi thuhet se ka pasur disa shkelje të mbrojtjes editoriale garantuar nga rregullat federale që ndalon cilindo në degën ekzekutive ose rrjete jashtë redaksisë nga "përpjekja [për] drejtimin, presionin, detyrimin, kërcënimin, ndërhyrjen apo ndikimin e palejueshëm në ndonjë nga rrjetet e USAGM-së".

Në ditën e parë në detyrë, zoti Pack hoqi redaktorin e standardeve të Zërit të Amerikës Steven Springer, një gazetar veteran i cili mbikëqyr dhe zbaton rregulloret editoriale të agjencisë. Deri sot, USAGM ka injoruar shumë komunikime nga udhëheqja e Zërit të Amerikës se pozicioni është kritik për rrjetin, thotë padia.

Padia gjyqësore citon një letër dërguar në gusht menaxherëve nga një redaktor me përvojë i paidentifikuar që argumenton se mungesa e zgjatur e një redaktori standardesh, veçanërisht gjatë zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara, "është për ta thënë hapur neglizhencë gazetareske".

"Sa më gjatë që pozicioni të mbetet i zbrazët, aq më shumë ka të ngjarë të bëjmë gabime që dëmtojnë besueshmërinë tonë," shkruante redaktori.


Padia pretendon gjithashtu ndërhyrje në çështjet e personelit duke përfshirë pushimin nga puna të redaktorit ekzekutiv të Radios Azia e Lirë, Bay Fang; përpjekje për ta caktuar në një detyrë tjetër një shef të zyrës së New York-ut të sapo punësuar për Zërin e Amerikës - një përpjekje së cilës redaksia i bëri qëndresë; dhe refuzimi i zotit Pack për të nënshkruar për rinovimin e vizave J-1 - lejet speciale të hyrjes për individë me talente të veçanta.

Ky i fundit, argumenton padia, ka sjellë si pasojë që disa shërbime gjuhësore të Zërit të Amerikës "të kenë vështirësi të prodhojnë vëllimin dhe cilësinë e përmbajtjes që presin Kongresi dhe audienca e tyre ".

Zëri i Amerikës ka më shumë se 40 shërbime në gjuhë të ndryshme që transmetojnë në një audiencë javore me rreth 280 milion njerëz.

Padia thotë se Zërit të Amerikës iu desh të anulonte partneritete me disa filiale të shërbimit në gjuhën Hausa si dhe "emisione radioje dhe infomacione në Twitter që kishin si objektiv të rinjtë që janë të ekspozuar ndaj ekstremizmit". Veprimet nga të pandehurit çuan në një mungesë të stafit për shërbimin Mandarin dhe zvogëlimin e programimit në gjuhët ruse, iraniane dhe koreane, si dhe mangësi në programet për Venezuelën, thotë padia.

Frikësim dhe hetime

Padia akuzon zotin Pack dhe bashkëpunëtorët, përfshirë këshilltarin e lartë Samuel Dewey, për ndërhyrje të paligjshme tek përmbajtja gazetareske.

Padia aludon se zoti Dewey është përpjekur të futet në takimet për mbulimin e lajmeve, duke anashkaluar drejtuesit e redaksisë, për të folur drejtpërsëdrejti me gazetarët duke kërkuar veprim.

Rregullat e USAGM-it thonë se mangësitë e dyshuara në politikat editoriale duhet të hetohen nga gazetarë në rrjetet e lajmeve dhe jo nga zyrtarë të jashtëm. Padia prezanton argumentin se menaxherët e USAGM-it nuk kanë autoritetin të fillojnë një hetim për çështje specifike editoriale apo të imponojnë ndëshkime.

Në një hetim të tillë, zyrtarët e USAGM-it morën në pyetje gazetarët dhe redaktorët për profilet e Zonjës së Parë Melania Trump dhe zonjës Jill Biden, duke u përqëndruar tek autori i disa fjalëve specifike për komentet e presidentit për emigrantët dhe për sulmet e tij ndaj "armiqve të perceptuar në Twitter". Rrjeshti u ndryshua përpara publikimit.

"Përpjekja e USAGM-it për të marrë masa për autorin dhe redaktorin përgjegjës për këto fjalë është një përpjekje e dënueshme për t'u hakmarrë ndaj gazetarëve... dhe për t'i ndëshkuar ata që adoptuan një pikëpamje të perceptuar si anti-Trump", thuhet në padi.

Zoti Dewey i kërkoi gjithashtu drejtuesve të Zërit të Amerikës të identifikojnë se cilët gazetarë janë duke punuar për tema të caktuara, thuhet në padi. Padia thotë se ndërhyrja nga zyra e Drejtorit Ekzekutiv ka sjellë autocensurë për të shmangur hakmarrjen ndaj stafit.

Në padi përmend një takim redaksisë në shtator, gjatë të cilit menaxherët e Zërit të Amerikës vendosën të mos i botojnë disa artikuj politikë "për shkak të kontrollit të shtuar, hetimeve, dhe rreziqeve të hakmarrjes nga të akuzuarit (në padi)".

Po kështu, raportimi është përshtatur për të parandaluar çdo mundësi që të akuzuarit ta interpretojnë si përmbajtje pro-Biden.

Një menaxher i lartë i Zërit të Amerikës i shkruan drejtuesve të Zërit të Amerikës se "Kemi arritur në një pikë ku ne, në redaksinë qendrore, jemi po aq të shqetësuar për autocensurën, sa ç'jemi për anshmërinë, dhe mendojmë se duhet të jemi vigjilent njëlloj kundër të dyjave".

Hetimet dhe ekzaminimi i stafit shkojnë përtej përmbatjes së lajmeve të publikuara nga agjencia. Padia shtjellon hetimet në profilet e gazetarëve në mediat sociale dhe aludon se zoti Pack dhe ekipi i tij përpiluan një dokument me 30 faqe për korresponentin kryesor të Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Steven Herman, i cili i kishte shkruar një letër drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës, zotit Biberaj, për të ngritur shqetësime rreth veprimeve të zotit Pack.

Stafi në zyrën e Drejtorit Ekzekutiv "ka vëzhguar me lupë raportimet e zotit Herman që nga momenti i letrës, dhe kanë vëzhguar mediat sociale private të tij, në kërkim të ndonjë treguesi anshmërie", aludohet në padi.

Stafi i USAGM- ia dha zotit Biberaj dokumentin ku aludohet se zoti Herman kishte konflikt interesi.

Padia thotë se veprimet janë një përpjekje për të frikësuar dhe goditur mbulimin nga zoti Herman të administratës.

Kongresmeni republikan, Michael McCaul
Kongresmeni republikan, Michael McCaul


Në përgjigje të akuzave për një hetim ndaj zotit Herman, republikani kryesor në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë, Michael McCaul, nga shteti Teksas, tha më herët gjatë kësaj jave se ishte "i shqetësuar për situatën në USAGM dhe organizatat që financohen prej saj, si OTF-ja, nën drejtimin e Drejtorit Ekzekutiv Pack". OTF-ja ofron fonde për të krijuar teknologji që lehtëson shkëmbimin e lirë të informacionit.

Senatori demokrat nga shtetit Connecticut, Chris Murphy, tha se hetimi ishte "i papërshtatshëm dhe ndoshta i paligjshëm".

Senatori demokrat Chris Murphy.
Senatori demokrat Chris Murphy.


"Kjo nuk ndodhi në vakum. Kjo është pjesë e politizimit në rritje të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale, brenda së cilës gjendet Zëri i Amerikës, nga Drejtori i ri Ekzekutiv, Michael Pack", i tha Senatori Murphy Zërit të Amerikës.

"Liria e shtypit është themelore për një demokraci. Prandaj po punoj për legjislacionin që do të mbronte gazetarët nga shndërrimi në objektiv për shkak të pikëpamjeve të tyre të perceptuara politike".

Një memorandum i shpërndarë më 4 tetor nga zoti Pack, për përdorimin e mediave sociale dhe konfliktin e interesit, gjithashtu perceptohet nga padia si një përpjekje për të kontrolluar gazetarët dhe eprorët e tyre.

Në një deklaratë të hënën për këtë memorandum, zoti Biberaj tha se Zëri i Amerikës i trajton shkeljet e mundshme në përputhje me politikat e saj dhe me ligjin federal.

"Pavarësia e Zërit të Amerikës, integriteti dhe besueshmëria e raportimeve tona janë të një rëndësie madhore", tha zoti Biberaj. "Zëri i Amerikës e konsideron çdo shkelje të rregullave që mbrojnë pavarësinë e gazetarëve apo çdo sulm ndaj pavarësisë së saj gazetareske, si krejtësisht të papranueshme".

Komiteti i Gazetarëve për Lirinë e Shtypit (RCFP), një organizatë jofitimprurëse që ofron mbështetje ligjore falas për gazetarët, tha se veprimet e zotit Pack kanë "marrë dënim të gjerë dypartiak".

"Kjo padi është një hap i mirëpritur për rikthimin e pavarësisë ndaj transmetuesve, në mënyrë që të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet kyçe të lajmeve për audiencat në mbarë botën, në veçanti në vendet që vuajnë nga censura apo mediat e kontrolluara nga shteti", tha Gabe Rottman, drejtor i projektit për teknologjinë dhe lirinë e shtypit në RCFP.

Financimi

Që nga emërimi i tij, zoti Pack ka ngrirë buxhetet e agjencisë, ka ngrirë punësimet, dhe është përpjekur të ridrejtojë fondet e aprovuara tashmë nga Kongresi. Padia thotë se ky i fundit, është veprim që ndëshkohet administrativisht dhe penalisht.

USAGM shpërndan fonde në formë grantesh për rrjetet, por që në qershor disa fonde janë tërhequr pa shpjegim. Fondet ishin caktuar nëpërmjet legjislacionit buxhetor të nënshkruar nga presidenti.

Fonde të tjera u zhvendosën brenda për brenda dhe pa autorizim ligjor, aludon padia, përfshirë fondet prej 3.4 milionë dollarësh për Lirinë në Internet, të cilat iu hoqën njërës prej organizatave përfituese, pa u njoftuar organizmat përkatëse apo pa bërë rishpërndarjen nëpërmjet Zyrës për Menaxhimin dhe Buxhetin, si dhe një shumë prej 1.4 milionë dollarësh nga Zyra për Studimin e Politikave.

XS
SM
MD
LG