Për vite të tëra bizneset amerikane janë përpjekur të fitojnë një pjesë të tregut kinez dhe kjo është e vërtetë edhe për Hollivudin. Megjithatë, siç është edhe rasti i kompanisë amerikane të argëtimit “Disney”, bërja e biznesit me qeverinë autoritare të Kinës mund të jetë e ndërlikuar, veçanërisht nën dritën e tensioneve aktuale politike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Pandemia ka goditur rëndë Hollivudin. Kinematë në qytetet kryesore amerikane si Nju Jorku dhe Los Angeles vazhdojnë të jenë mbyllur. Aynne Kokas është me Universitetin e Virxhinias.
“Në këtë pandemi, nëse kinematë amerikane nuk përmirësohen tregu kinez mund të dalë në krye.”
Me tregun e dytë më të madh të filmit, Kina po shikon një rritje të shitjes së biletave që nga hapja e kinemave në korrik. Chris Fenton ka qënë drejtues i lartë në industrinë e filmit.
“COVIDI e ka bërë Kinën edhe më të rëndësishme për Hollivudin.”
Chris Fenton, ish drejtuesi i lartë i kompanisë “DMG Entertainment” me qendër në Kinë thotë se edhe para pandemisë Hollivudi është përpjekur shumë që të futet në tregun kinez.
“Hollivudi mori parasysh çështjet sensitive për Kinën is Sheshi Tiananmen apo Tajavani dhe Tibeti. Pra ka qënë një censurë e paramenduar duke filluar nga viti 1997. Me kalimin e kohës është zgjeruar gjithnjë e më shumë ndikimi i Partisë Komuniste të Kinës në veprimtarinë krijuese të përditshme të Hollivudit.”
Por edhe me krijimtarinë e kujdesshme të filmave, bërja e biznesit në Kina ka rreziqet e veta. Disney pati shpresa të mëdha me filmin Mulan. Hollyvudi është kritikuar prej shumë kohësh se përdor aktorë të bardhë për të luajtur personazhe aziatike.
Filmi Mulan ka kryesisht aktorë aziatikë, përfshi aktorët Jet Li dhe Donnie Yen. Barrie Osborne është regjsor i filmi Mulan.
“Donim që trupa e aktorëve të ishin 100 % kinezë, veçanërisht se kemi parë reagimet ndaj filmave që nuk kanë ndjekur atë protokoll.”
Pandemia vonoi shfaqjen e filmit. Tani që filmi po shfaqet në Shtetet e Bashkuara dhe në kinematë kineze, ka polemika pasi shikuesit vunë re se një pjesë e filmit ishte xhiruar në Xinjiang dhe regjisorët falenderonin subjektet qeveritare atje.
Kina akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut me ndalime masive të myslimanëve Uigurë. Aynne Kokas është eksperte e medias amerikano-kineze në Universitetin e Virxhinias.
“Mendoj se çështja është se nuk e dimë se përse u zgjodh Xinjang, dhe askush nuk është i gatshëm të flasë.”
Kjo vjen pasi aktorja kinezo-amerikane që luan rolin e Mulan mbështeti policinë e Hong Kongut në median sociale vitin e kaluar gjatë demonstatave masive kundër shtimit të kontrollit kinez në Hong Kong. Zhao Lijan është zëdhënës i Ministrisë së Jashtëme të Kinës.
“Mendoj se ajo është Mulan e kohëve moderne.”
Nga Tajlanda dhe Koreja e Jugut e deri në Shtetet e Bashkuara ka patur thirrje në median sociale për të bojkotuar filmin Mulan. Disney nuk i është përgjigjur pyetjes për të komentuar. Problemet e Disneyt vijnë mes një klime të ashpër politike mes Uashingtonit dhe Pekinit.
Gazeta New York Times njofton se administrata e Presidentit Trump po shqyrton ndalimin e produkteve të pambukut nga Xinjiang. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtëme të Kinës thotë se Amerika po përdor të drejtat e njeriut si justifikim për të destabilizuar Xinjiang.
“Çështjet e lidhura me Xinjiang nuk nuk kanë të bëjnë me të drejtat, etninë apo fenë, por me luftimin e dhunës, terrorizmit dhe seperatizmit. Amerika nuk ka të drejtë apo kualifikim për të ndërhyrë.”
Mes të polemikave mbi filmin Mulan, agjencia e lajmeve Reuters njofton se autoritetet kineze u kanë thënë mediave të vendit të tyre që të mos e mbulojnë daljen e filmit në kinematë kineze.
Facebook Forum