Lidhje

Sistemi izraelit me rreze lazer kundër dronëve dhe tollumbaceve bomba


Sistemi izraelit me rreze lazer kundër dronëve dhe tollumbaceve bomba
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:45 0:00

Mes një përshkallëzimi tensionesh midis Izraelit dhe qeverisë së Hamasit në Gaza, palestinezët kanë lëshuar qindra pajisje zjarrvënëse të transportuara nga tollumbacet drejt kufirit izraelit. Izraeli ka zhvilluar një sistem mbrojtje me rreze lazer, i pari i këtij lloji në botë, për t’i rrëzuar ato.

Ndërsa tufat e tollumbaceve shumëngjyrëshe zakonisht janë festive, fëmijët izraelitë që jetojnë pranë kufirit me Gazën janë udhëzuarqë në asnjë mënyrë të mos i prekin tullumbacet, sepse ka të ngjarë që të mbartin mjete shpërthyese.

Bombat me tullumbace të lëshuara nga Gaza kanë shkaktuar dhjetëra zjarre në fushat e thata të sezonit veror në pjesën jugore të Izraelit. Inxhinierët izraelitë kanë krijuar një sistem të ri me rreze lazer për të shpërthyer tollumbacet para se të hyjnë në hapësirën ajrore të Izraelit. Gjenerali Kobi Shabtai është shefi i policisë kufitare të Izraelit.

“Ky sistem është shumë i sigurt. Qëllohet dhe goditet vetëm objektivi dhe nuk përbën rrezik për askënd, as për aeroplanët dhe as për pajisje të tjera në qiell. Ky është sistemi i vetëm me rreze lazer që e bën këtë punë.”

Sistemi me rreze lazer u zhvillua nga kompania izraelite “OptiDefense” dhe operohet nga Ushtria Izraelite në bashkëpunim me Policinë Kufitare. Sistemi ka treguar 90 për qind saktësi në rrëzimin e tollumbaceve dhe dronëve me rreze të shkurtër veprimi. Nicole Franco është me Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

“Sistemi zbulon çdo lëvizje në ajër. Pas zbulimit të një lëvizje, ne vëmë kordinatat që përcakton sistemi. Shikojmë nëse është ndonjë shpend, tollumbace apo dron. Nëse është tollumbace ose dron, të dhënat dërgohen tek aparati me rreze lazer. Nga kjo fazë bëhet gjurmimi dhe asgjesimi i objektit me rreze lazer.”

Drejtuesi i kompanisë “OptiDefense” Ami Ishaya thotë se sistemi izraelit, që kushton 1 milion dollarë për çdo pajisje me rreze lazer, ka përparësi të dallueshme krahasuar me sistemet e tjera në treg.

“E veçanta e këtij sistemi krahasuar me sistemet amerikane dhe gjithçka tjetër është aspekti i sigurisë. Përdorim një lazer specifik dhe optikë të speciale të fokusimit, kështu që kemi distanca të shkurtëra sigurie, duke mos patur konflikte me objektet e tjera në ajër. Është pajisje e mirë për përdorim në zonat urbane, në forcat ajrore, në një plan strategjik dhe madje në ngjarje publike apo stadiume.”

Sistemi ka treguar saktësi prej 90 përqindësh në rrëzimin e tollumbaceve dhe dronëve me rreze të shkurtër veprimi.

Këto sisteme janë të destinuara për probleme në distancë të shkurtër si tollumbacet. Por projektuesit thonë se pajisja me rreze lazer mund të përdoret edhe kundër kërcënimeve nga sulmet me dron me rreze të gjatë veprimi që vijnë nga Hezbollahu në Liban, ose ndoshta edhe nga Irani.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG