Ishte interesante të shihje tek luftanija e epokës së Luftës së Dytë Botërore “USS Missouri” shkrepi për herë të fundit me furi armët e saj të zjarrit. Fillimisht u panë shtëllunga tymi aq të dendura saqë mund të shiheshin nga një anije luftarake britanike aty pranë “HMS Gloucester”, pavarësisht errësirës. Më pas topa të mëdha zjarri, në ngjyrë portokalli, dolën prej grykëve të armëve me kalibër 40 centimetra që kishin në shënjestër pozicionet irakiane përgjatë bregdetit të Kuvajtit.
Krisma të forta e gjëmuese u dëgjuan edhe para se tymi të shpërndahej. Ato ishin aq shpuese për veshët saqë mund të shqyeje qafën në përpjekje për t'iu larguar oshëtimës. Disa sekonda më vonë, u ndje zhurma e predhave të Missourit që qëllonte ndaj objektivave njëzet milje larg. Missouri, një lufanije veterane nga betejat e Iwo Jima-s dhe Okinauas, ka një histori të njohur. Por për shumë njerëz, famën më të madhe Missouri e fitoi kur u shndërua në skenën e nënshkrimit që shënoi dorëzimit zyrtar të japonezëve 75 vite më parë, të mërkurën e vitin 1945, teksa anija luftarake, prej 45 mijë tonësh, kishte hedhur spirancën në gjirin e Tokios.
V-J Day, një shkurtim për atë që hyri në histori si Dita e Fitores ndaj Japonisë, u festua gati një muaj më parë më 15 gusht nga shumë kombe aleate, që përkon me ditën kur qeveria japoneze njoftoi kapitullimin.
SHBA e shënon V-J Day më 2 shtator, në të njëjtën ditë kur më shumë se gjysmë shekulli më parë ministri i Jashtëm i Japonisë Mamoru Shigemitu dhe gjenerali Yoshijiro Umezu nënshkruan atë që njihet si Instrumenti i Dorëzimit, miratuar nga Presidenti amerikan Harry Truman. Në dokument përcaktohej në tetë paragrafë të shkurtër kapitullimi pakushte i Japonisë. Në paragrafin e dytë të tij shkruhej:
"Nëpërmjet këtij dokumenti shpallim dorëzimin e pakushtëzuar ndaj Fuqive Aleate, të Shtabit të Përgjithshëm Perandorak Japonez dhe të të gjitha forcave të armatosura japoneze dhe atytre nën kontrollin japonez kudo që ndodhet".
Dokumenti u nënshkrua edhe nga gjenerali amerikan Douglas MacArthur ashtu sikurse edhe nga të tjerë përfaqësues të forcave aleate.
Ministri i Jashtëm i Japonisë e nënshkroi dokumentin pasi hoqi kapelën dhe dorezat e bardha. Mijëra marinarë të luftanijes amerikane “USS Missouri” si dhe anijeve të tjera aleate që kishin siguruar një vend për të qenë dëshmitarë në një moment të rëndësishëm në historinë botërore, ishin ngjeshur pranë armëve të rënda të anijes. Por në kuvertën prej druri të anijes luftarake kishte më shumë rregull. Oficerë nga vendet që ishin “përfshirë në Luftën e Dytë Botërore qëndronin të rreshtuar", kujton togeri Robert G. Mackey në një intervistë për Projektin Historia e Veteranëve të Bibliotekës së Kongresit. Ai kujton një mosmarrëveshje të minutës së fundit për të gjetur një tavolinë të përshtatshme për ta përdorur për ceremoninë, para se të mbërrinin përfaqësuesit japonezë.
"Britanikët na dërguan një tavolinë që nuk është aq e madhe. Por unë gjithësesi nuk e dua tavolinën e tyre (britanikëve)", i tha pati thënë zotit Mackey, Harold Stassen-it, ndihmës i Admiralit William Halsey, i cili sugjeroi një nga tavolinat që përdornin oficerët.
Ata i hodhën tavolinës që oficerët e anijes e përdornin për të luajtur me letra një copë prej shajaku të gjelbër.
"Mua më duket shumë mirë!” kujton zoti Mackey t’i ketë thënë zotit Stassen.
Ceremonia përfundoi pas njëzet e tre minutash.
Por kujtimi për ata burra në bordin e “USS Missouri-t” mbeti gjallë dekada më vonë. Walter Garth Holmes, një marins amerikan, kujtonte gjatë një interviste të vitit 2015 me një stacion televiziv lokal se:
“Isha shumë afër vendit ku ndodhej Gjenerali MacArthur dhe ai kishte një çibuk prej kalliri misri, për të cilën ishte i famshëm dhe gjoksin plot shirita. Kapelja e tij ishte disi e ngritur. Ai kishte përgjegjësinë mbi ceremoninë. Kjo më kujtohet për sa i takon atij”. Në atë kohë zoti Holmes ishte 20 vjeç.
Gjeneral MacArthur e nisi ceremoninë me një fjalim të shkurtër duke theksuar: “shpresoj sinqerisht dhe në të vërtetë këtë shpreson i gjithë njerëzimi, se që nga ky moment solemn do të dalë një botë më e mirë nga gjaku dhe masakrat e së shkuarës. Një botë e ngritur mbi besimin dhe mirëkuptimin, një botë kushtuar dinjitetit njerëzor dhe përmbushjes së dëshirave të tij më të dashura, për liri, tolerancë dhe drejtësi”.
Ai iu referua sulmeve me bombë atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki, të cilat patën bindur Japoninë të kapitullonte, duke thënë se shpërthimet bënë që të "rishikohet koncepti tradicional mbi luftën". Bota pati shansin e saj të fundit, vuri në dukje gjenerali, duke paralajmëruar se bota duhej të krijonte një sistem më të drejtë ose dita e gjykimit (sipas Biblës) do të ishte në derën e saj.
Pesë vite më vonë Gjenerali MacArthur edhe “USS Missouri” ishin sërisht në luftë.
“USS Missouri” ishte anija e parë luftarake amerikane që mbërriti në ujërat koreane pasi Koreja e Veriut pushtoi Jugun në 1950-n, duke përdor armët e saj masive për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore në një përpjekje për të larguar vëmendjen nga zbarkimet në qytetin Incheon të forcave të Kombeve të Bashkuara. E njëjta taktikë u përdor në bregdetin e Kuvajtit në vitin 1991, një bombardim që synonte kryesisht të mashtronte irakianët që të mendonin se forcat aleate ishin gati të bënin një zbarkim me mjete lundrimi amfibe në vend sulmit tokësor nga Arabia Saudite. “USS Missouri” mori gjithsej 11 yje për shërbimin e saj në Luftën e Dytë Botërore, Kore dhe Gjirin Persik. Anija i mbijetoi disa goditjeve. Në prill 1942, një aeroplan luftarak kamikaz u përplas në anën e djathtë të përparme të Missourit, duke goditur pikërisht pak më poshtë kuvertës së saj kryesore. Në vitin 1991, Missouri u shënjestrua sërisht, këtë herë nga një raketë irakiane Silkworm. Kërcënimi u kap nga raketat Sea Dart të lëshuara nga luftanija britanike “HMSGloucester”.
Më në fund luftanija amerikane u nxorr nga shërbimi në 31 mars të 1992 dhe tashmë ndodhet në një muze të ngritur mbi ujë në Pearl Harbour në Havait. Në një nga pjesët e saj anësore mund të shihen ende gjurmët e lëna nga sulmi kamikaz. azhdon të jetë në fuqi.
Facebook Forum