Lidhje

Përdorimi i teknologjisë në fushata


Në mbarë vendin, shumë të rinjë janë shprehur mbi drejtësinë sociale duke mbushur rrugët për të protestuar. Kjo gjeneratë e botës dixhitale po ashtu është shumë aktive edhe në internet, duke përdorur mediume të ndryshme sociale dhe mjete dixhitale për të organizuar dhe mobilizuar bashkëmoshatarët e tyre. Gjatë pandemisë rrjetet si TikTok, Twitter dhe Snapchat po dëshmojnë se janë shumë efikase në grumbullimin e brezit të ri.

Mund të quhet fenomeni TikTok. Një thirrje për veprim në rrjetin social mund të ketë kontribuar në pjesmarrjen më të ulët se sa pritej në një tubim të kohëve të fundit të Presidentit Trump.

Në Nashville, gjashtë adoleshentë organizuan një marshim kundër të ashtuquajturës dhunë policore që mblodhi rreth 10 mijë njerëz. Por si u përhap lajmi? Përgjigja është rrjeti Instagram. Rinia e sotme po ngre zërin përmes medias sociale. Jessica Rosario është studente në “City University” në Nju Jork.

Teknologjia ka qënë një forcë lëvizëse për ne. Duke patur këto mjete që na mbajnë të lidhur dhe pastaj përpjeket për t’i përdorur ato për të përfituar në synimet tona.”

Në qytetin e Nju Jorkut ajo dhe moshatarët e saj kanë qënë të zënë me punë për të mbledhur komunitetin lidhur me çështjen e regjistrimit në internet të votuesve.

Donim të krijonim një hapësirë për demokracinë dixhitale.”

Ndarja e burimeve dhe ndërtimi i koalicioneve në internet me organizata të ngjashme janë thelbësore.

Nuk ka gjë më të mirë se të bashkohemi në një grup dhe të flasim për gjërat e nevojshme, dhe pastaj të ndahemi dhe të krijojmë këto mjete që t’i ndajmë në komunitetet tona.

Aktivizmi dixhital nuk është diçka e re, por të rinjtë e sotëm po e shfrytëzojnë më mirë. Rosario ndihmoi në krijimin e mjeteve dixhitale që mbështetësit mund të përdorin për të nxitur veprimtarinë legjislative në atë shtet.

Përmes një klikimi në Twitter materiali i përpiluar u dërgohet zyrtarëve të zgjedhur ku flitet për legjislacionin dhe përse ne po e kërkojmë miratimin e tij.”

Ajo beson se fushata në Twitter ndihmoi në shfuqizimin e një pjese të Ligjit për të Drejtat Civile të Nju Jorkut.

E gjithë kjo u bë brenda disa orëve ose një dite.

Të tjerët po përdorin platformat si Twitch, një rrjet i transmetimit drejtpëdrejt për lojrat elektronike, që kohët e fundit është bërë burim i transmetimeve për protestat që po ndodhin në vend.

Por 21 vjeçarja Rosario, ende ka një vlerësim për teknologjinë e vjetër.

Në disa raste mesazhet me tekst nuk janë varianti më i mirë nëse ke shumë për të thënë dhe për të dëgjuar. Më pëlqen më shumë një telefonatë sesa dërgimi i mesazheve me tekst.”

Për të apasionuarit e botës dixhitale, tërheqja e vëmendjes ka të bëjë me lidhjet në internet Përdorimi i teknologjinë në fushata dhe jashtë tij

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG