Lidhje

Amerika fillon zyrtarisht tërheqjen nga OBSH


Presidenti Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit, thanë zyrtarët të martën.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh financiar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila drejton luftën kundërs sëmundjeve globale që nga poliomeliti, fruthi dhe shëndeti mendor. Agjencia ka qënë në objektivin e Presidentit Trump ndërsa koronavirusi po shkakton pasoja të mëdha.

Pasi kërcënoi pezullimin e 400 milion dollarëve të kontributit vjetor amerikan dhe më pas njoftoi tërheqjen, Presidenti Trump ka informuar zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres se ka filluar tërheqjen e Shteteve të Bashkuara, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Tërheqja futet në efekt pas një viti, me 6 korrik të vitit 2021. Kandidati demokrat për postin e presidentit, Joe Biden, është praktikisht i sigurtë për të ndaluar këtë verpim dhe për qëndruar në OBSH nëse fiton zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Stephane Dujarric, zëdhënës i zotit Guterres, konfirmoi se Shtetet e Bashkuara kishin dhënë njoftimin për largim.

Sipas kushteve të vendosura, kur Shtetet e Bashkura hynë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitin 1948, Uashingtoni duhet të njoftojë një vit para se të tërhiqet, dhe të përmbushë detyrimet financiare të mbetura, tha Dujarric.

“Quajtja e trajtimit të COVID-it nga zoti Trump si kaotike dhe jobindëse, nuk është e plotë”,tha Senatori Robert Menedez, demokrati kryesor në Komisionin për Marrdhëniet me Jashtë, i cili tha se Kongresi ishte njoftuar për vendimin.

“Ky veprim nuk do të mbrojë jetët apo interesat e amerikanëve, i lë amerikanët të sëmurë dhe të vetëm”, tha ai.

Presidenti Trump e ka akuzuar Organizatën Botërore të Shëndetit se ka mbajtur anën e Kinës, duke thënë se injoroi shenjat e para të trasmetimit tëvirusit vdekjeprurës mes njerëzve.

Ndërsa shumë mbështetës të shëndetit publik ndajnë disa kritika ndaj OBSH-së, ata shtrojnë pyetjen se çfarë fuqie tjetër kishte organizata botërore përveçse të punonte me Kinën, ku u zbulua për herë të parë COVID-19 në fund të vitit të kaluar.

Kritikë thonë se zoti Trump po përpiqet të devijojë kritikat nga puna e tij për trajtimin e pandemisë në Shtetet e Bashkuara, e cila deri tani ka numrin më të lartë të vdekjeve se çdo vend tjetër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG