Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi të hënën se çmimi iu dha amerikanit me origjinë indiane Abhijit Banerjee, francezo-amerikanes Esther Duflo dhe amerikanit Michael Kremer.
Esther Duflo bëhet gruaja e dytë që fiton Nobelin në ekonomi.
Sipas akademisë tre ekonomistët kanë ofruar një qasje të re për të luftuar varfërinë, duke u përqëndruar në çështje si përmirësimi i shëndetit të fëmijëve apo arsimi.
"Si rezultat i drejtpërdrejtë i një prej studimeve të tyre, më shumë se pesë milionë fëmijë indianë kanë përfituar nga programet efektive të mësimdhënies. Një shembull tjetër janë subvencionet e mëdha për kujdesin shëndetësor parandaluestë cilat janë prezantuar në shumë vende", thanë anëtarët e akademisë.
Vlera e çmimit llogaritet në rreth 915.00 dollarë.
Facebook Forum