Lidhje

A është mposhtur ISIS?


Para 5 viteve, Shtetet e Bashkuara njoftuan krijimin e Koalicionit Global për luftimin e organizatës terroriste ISIS. Ish të dërguarit e posaçëm presidencialë në këtë organizatë, Jonhn Allen dhe Brett McGurk, ndanë përvojën e tyre në një tubim të organizuar nga instituti Brookings. Sipas tyre, lufta kundër ISIS-it nuk ka përfunduar. Kolegu Burim Goxhuli sjell më shumë hollësi.

A është mposhtur ISIS?
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:45 0:00

John Allen, gjeneral në pension, ka qënë i dërguar i posaçëm presidencial në Koalicionin Global për të luftuar ISIS-in në periudhën 2014-2015. Shteti Islamik, thotë ai është një organizatë tepër e rrezikshme, e paprecedentë në të kalurën.

“Na është dashur të izolojmë rajonin për të penguar ardhjen e luftëtarëve të huaj. Nuk kemi parë një numër më të madh luftëtarësh të huaj që i janë bashkuar konflikteve të mëparshëm. Kjo erdhi si rezultat i shpalljes së kalifatit që krijoi një motiv fetar shpirtëror për njerëzit. Pataj janë financat. Nuk kemi pasur ndonjëherë një organizatë terroriste si kjo, që është në gjendje të sigurojë burimet e veta në shumë mënyra. Sfidë ishte edhe luftimi i gjuhës ekstremiste të Shtetit Islamik. Pastaj vinte faza e krijimit të një mjedisi të qëndrueshëm për banorët e zonave të çliruara”, tha John Allen, aktualisht drejtor i institutit Brookings.

Realizimi i këtyre synimeve, shkaktoi shumë vdekje, thotë Brett McGurk, po ashtu ish përfaqësues i posaçëm në koalicionin global kundër ISIS.

“18 ushtarë amerikanë kanë vdekur në fushëbetejë. Por humbjet në forcat siriane dhe irakiane janë me dhjetëra mijëra. Beteja e Mosulit, ishte ndër më të mëdhatë. Nuk kemi parë diçka si ajo që nga Lufta e Dytë Botërore. Nuk duhet të harrojmë që kjo ishte luftë e tmerrshme, që ende nuk ka mbaruar dhe duhet ta vëzhgojmë me kujdes”, tha Brett McGurk ish përfaqësues i posaçëm presidencial në Koalicionin Global kundër ISIS-it.

Prania e mijëra luftëtarëve të huaj në zonën e konfliktit, është sfidë për popullin e çliruar dhe një vend që po mundohet të rimëkëmbet.

“Ky është moment për udhëheqjen amerikane të inkurajojë ato shtete që kanë luftëtarë të huaj që janë ende në Siri, t’i marrin ata mbrapsht dhe t’i vendosin nëpër programe rehabilitimi ose t’i mbajnë të arrestuar. SHBA duhet të mundohet të bindë anëtarët e koalicionit t’i marrin shtetasit e vet, që të largohet barra që egziston në Siri”, tha John Allen, Drejtor i Institutit Brookings.

Rreziku që këta persona paraqesin për vendet e tyre, mund të parandalohet nëse shtetet vazhdojnë bashkëpunimin, thotë zoti McGruk.

“Infrastruktura e shkëmbimit të informacioneve që kemi ngritur dhe që ekziston ende, mendoj se është arsyeja pse sulme si ato të Parisit në vitin 2015 nuk janë përsëritur më”, thotë Brett McGurk.

Koalicioni Global për luftimin e ISIS u ngrit më 10 Shtator të vitit 2014. Nga ajo kohë Shteti Islamik ka humbur pothuajse tërë territorin që e kontrollonte dikur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG