Talebanët islamikë në Afganistanin e veriut kanë marrë një distrikt strategjik të rëndësishëm pranë kufirit me Turkmenistanin dhe kërcënuan një kryeqendër province, duke vrarë dhjetëra trupa afganë në një seri sulmesh.
Gjatë tre ditëve të fundit, kryengritësit kanë intensifikuar sulmet në të gjithë vendin, kanë marrë territor dhe kanë vrarë më shumë se 80 ushtarë të Forcës Kombëtare Afgane që trajnohen nga ushtria amerikane.
Zyrtarët thanë të hënën se luftëtarët talebanë sulmuan qarkun Khamyab në provincën Jowzjan nga shumë drejtime dhe e morën brenda natës. Shefi i policisë së provincës, i tha Zërit të Amerikës se forcat qeveritare u tërhoqën nga zona për të shmangur viktimat mes civilëve.
Zyrtari nuk pranoi të fliste për viktimat midis forcave të tij, por sipas raportimeve, në luftime u vranë tetë policë dhe disa të tjerë u plagosën.
Facebook Forum