Lidhje

Afganistan, eleminohet një udhëheqës terrorist


Forcat amerikane në Afganistan thonë se vunë në shënestër dhe vranë udhëheqësin e Shtetit Islamik në Provincën Khorasan në lindje të vendit muajin që lam pas.

Shteti Islamik në Provincën Khorasan, që njihet shkurtimisht me inicialet ISKP, është degë e Shtetit Islamik që vepron në Afganistan, Pakistan dhe rrethina.

Abu Sayeed Bujaur, i njohur edhe si Abu Saad Orakzai, është udhëheqësi i tretë i degës ISKP që vritet nga forcat e koalicionit gjatë dy viteve të fundit.

Njoftimi u bë të dielën ndërsa një komandat i ri amerikan mori drejtimin e forcave të NATO-s dhe atyre amerikane në Afganistan. Gjenerali Scott Miller tha se një pjesë vitale e misionit të tij në Afganistan është që të mos lejojë që ai vend të bëhet strehë e sigurtë për grupet terroriste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG