Lidhje

Reagime ndaj vendosjes së tarifave nga SHBA


French Finance Minister Bruno Le Maire, left, welcomes US Secretary of Commerce Wilbur Ross prior to their meeting at French Economy Ministry in Paris, May 31, 2018.
French Finance Minister Bruno Le Maire, left, welcomes US Secretary of Commerce Wilbur Ross prior to their meeting at French Economy Ministry in Paris, May 31, 2018.

Disa partnerë tregëtare të Shteteve të Bashkuara thonë se do të kundërpërgjigjen ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara, lidhur me vendimin e Presidentit, Donald Trump për të caktuar një tarifë prej 25 për qind ndaj importeve të çelikut dhe 10 për qind ndaj importeve të aluminit nga Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe Meksika, duke filluar nga dita e sotme.

Presidenti Donald Trump ka thënë vazhdimisht se masat janë të nevojshme për të mbrojtur vendet e punës dhe industritë amerikane në sektorë kyçë të prodhimit.

Por shefi ekzekutiv i një kompleksi të vogël amerikan, Riverdale Mills, një orë larg Bostonit, në verilindje të Masaçusetsit, mendon se tarifat do të shkaktojnë probleme për bizneset dhe klientët e tij në industritë e peshkimit dhe paisjeve të sigurisë.

Çeliku i importuar që duhet për të plotësuar kërkesën e kompanisë për kurthet për karavidhet dhe materiali për gardhe të teknologjisë së lartë do të kushtojë më shumë, duke e bërë më të vështirë konkurrencën me rivalë nga Kina dhe Italia.

Ryan Young , një analist i Institutit për Sipërmarrje Konkurruese thotë se tarifat do të ndikojnë edhe tek mirëqenia e amerikanëve.

"Pa dyshim që do të krijojë një farë pasigurie, përveç humbjeve të vendeve të punës që do t’i bëjë shumë familje të bëjnë pyetje të vështira si për shembull si do ta paguajnë qeranë, a do të paguajnë dritat apo ujin kur nuk kanë mundësi t’i paguajnë të dyja. Për pyetje të tilla, duhet të marrë përgjegjësi presidenti”.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau i quajti tarifat “krejtësisht të papranueshme” dhe premtoi se do të kundërpërgjigjet.

Ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland doli së bashku me zotin Trudeau, duke shpallur tarifa të reja për mallrat amerikane.

"Në përgjigje të këtyre masave, Kanadaja do të vendosë tarifa ndaj importit të çelikut, aluminit dhe produkteve të tjera nga Shtetet e Bashkuara me një vlerë të përgjithshme që kap shifrën e eksporteve kanadeze të vitit 2017 të prekura nga masat amerikane, që kap shifrën 16. 6 miliardë dollarë. Do të imponojmë tarifa dollar për dollar për çdo dollar që prek Kanadanë, vendosur nga Shtetet e Bashkuara”.

Meksika po merr një qëndrim të ngjashëm kundër Shteteve të Bashkuara për vendosjen e tarifave.

"Sot ne deklarojmë se do të marrim të njëjtat masa që po marrin Shtetet e Bashkuara përsa i takon ndikimit tek qarkullimi tregëtar”, thotë ministri meksikan i ekonomisë, Ildefonso Guajardo.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e quajti vendimin për vendosjen e tarifave të gabuar në shumë drejtime dhe paralajmëroi se “nacionalizmi ekonomik sjell luftë”.

Shtëpia e Bardhë thotë se veprimet e Presidentit janë marrë pjesërisht për të mbështetur sigurinë kombëtare, por analisti Ryan Young thotë se ky argument nuk qëndron.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se lëvizja e Shteteve të Bashkuara shënon “një ditë të keqe për tregëtinë botërore”, duke njoftuar se nuk ka alternativë tjetër, veçse të dorëzohet në Organizatën Botërore të Tregëtisë një ankesë për zgjidhje

mosmarrëveshjeje dhe detyrime shtesë ndaj shumë importeve amerikane.

Shtetet e Bashkuara negociuan gjithashtu kuota dhe kufizime për vende të tjera, si Koreja e Jugut, Argjentina, Australia dhe Brazili, në vend të tarifave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG