Lidhje

Bllokohet bashkimi i kompanive AT&T dhe Time Warner


Departamenti amerikan i Drejtësisë po hap proces ligjor për të mos lejuar blerjen me një ofertë prej 108 miliardë dollarësh nga kompania e telekomunikacioneve AT&T, të një tjetër gjigandi të kësaj fushe, kompanisë Time Warner. Departamenti i drejtësisë, e ka cilësuar të paligjshëm këtë transaksion, me argumentin se kjo do të ulte ndjeshëm konkurrencën, do të dëmonte novacionin dhe do të rriste çmimet për amerikanët.

Mes produkteve të kompanisë Time Warner janë CNN, HBO, TNT, rrjeti i filmave vizatimorë, Cartoon Network dhe Cinemax. Të gjitha këto rrjete transmetojnë programe lajmesh, filma, komedi, serialë dhe sporte, të gjitha mjaft të ndjekura nga publiku amerikan.

Presidenti Donald Trump ka shprehur hapur mospërfillje për rrjetin më me vlerë të kompanisë Time Warner, CNN-in, që ai e shikon si median që sulmon hapur administratën e tij.

Gjatë fushatës presidenciale, Presidenti Trump u zotua se do ta bllokonte bashkimin e dy kompanive gjigande.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG